Konferencë Kleriko-Laike e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
Qëndrime të njëzëshme përballë kërkesave të reja të kohës
– Lajm i gëzuar për gjithë besimtarët orthodhoksë: U rigjet Lipsani i Martirit të madh Shën Kozmait –
– Shenjtërohet Kisha e Manastirit të Shën Vlashit, në ditën e 9-vjetorit të Fronëzimit të Kryepiskopit Anastas –
Nga 31 korrik – deri më 2
gusht2001, në mjediset e Mana-
strit të Shën Vlashit, Durrës u
mblodh njëKonferencë Kleriko-
Laike. e Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë. Në të
merrnin pjesë Sinodi i Shenjtë
dhe të ardhur nga tëgjitha Mi-
tropolitë dhe Arqidioqeza e Ti-
ranës, në përfaqësim të kleri-
këve, burrave orthodhoksë, sho-
qatës së grave orthodhokse e të
organizatës së rinisë orthodho
kse “Bij të Dritës”. Ishin të pra-
nishëm rreth 180 vetë.
Konferenca u çel ditën e
martë, më datë 31 koink pasdi-
te, me Shërbesën e Mbrëmë-
sores, e cila u kryesua prej Fort-
Qëndrime të njëzëshme përballë kërkesave të reja të kohës
lumturisë së Tij, Kryepiskopit
të Tiranës, Durrësit dhe gjithë
Shqipërisë Prof. Dr. Anastasit.
Në konferencë merrnin pjesë
gjithashtu Mitropoliti i Korçës
Imzot Joani dhe Mitropoliti i
Beratit Imzot Iganti. Në fund,
Kryepiskopi Anastas iu drejtua
të pranishmëve, duke thënë:
“Qoftë i bekuar emri i Zotit!.
“Poju sjell një lajm të gëzuar, që kishajonë arriti ië ketë
përsëri Lipsanin e Shenjtë të Shën Kozmait… Tani të gjithë
do të kemi bekimin e madh që t’i falemi Lipsanit tëHierapo-
stullit Kozma, i cili në një periudhë kritike punoi për
ruajtjen e besimit Orthodhoks…”
Po ju sjell një lajm të gëzuar,
që kisha jonë arriti të ketë për-
sëri Lipsanin e Shenjtë të Shën
Kozmait. Në kutinë që mbaj në
duar ndodhet një pjesë nga
dora e Shenjtit.. Tani të gjithë
do të kemi bekimin e madh që
t’i falemi Lipsanit të Hierapo-
stullit Kozma, i cili në një peri-
udhë kritike punoi për ruajtjen
e besimit Orthodhoks”…
Pastaj, me përulje dhe nde-
rim të thellë, të gjithë u falën
tek hpsani i martirit të shquar,
duke u lutur t’i ndihë në punën
në shërbim të besimit Ortho
dhoks dhe në jetët e tyre.
Hapja e punimeve të Kon-
ferencës Kleriko-laike, fu bë me
referatin me temë: “Të kujto-
ni…”, mbajtur nga Fortlumtu-
ria e Tij, Kryepiskopi i Tiranës,
Durrësit dhe gjithë Shqipërisë,
Prof. Dr. Anastasi, i cili ndër të
tjera theksoi se, “Para 10 vje-
tësh, si sot, më datat 1-2 gusht
u bë takimi i parë kleriko-laik
pas persekutimit ateist. Shoh
pas 10 vjetësh se disa prej jush
kanë qenë në atë takim. Naty-
risht, shumë na kanë ikur. Ata
përbëjnë pararendjen e Kishës
në Kishën triumfale. Mbaj
mend ata që u zgjodhën: At Kri
sto, At Kozmai, At Gaqi, At Mi-
hali, si dhe shumë laikë, nga të
cilët kujtojmë me mallëngjim
praninë e Profesor Bedulit dhe
të Dhimitrës nga Korça. Le të
psalim për ta e të themi: “I për-
jetshëm kujtimi”! Nëse do të
donim të bënim një përmbledhje
për atë që u bë në fillim duhet
të përsërisim psalmin 123.
“Nëse Zoti nuk do të kishte
mbajtur anën tonë, kur njerëzit
u ngritën kundër nesh, ata do
të na kishin përpirë të gjallë –
aq shumë shpërtheu zemërimi
i tyre kundër nesh…. Ndihma
jonë është te emri i Zotit që ka
krijuar qiejt dhe tokën”.
Më tej Kryepiskopi vijoi:
“Nuk do të hyj në hollësi, sepse
shumë nga ju i keni ndjekur nga
afër arritjet e Kishës, por ajo që
ka më shumë rëndësi është:
Mos harroni ato që ka bërë Perë-
ndia për ju gjatë këtyre viteve
të vështira… Të kujtojmë së pa
ri, që pastaj ta falenderojmë Pe-
rëndinë. Të kujtojmë që t’iu pë-
rgjigjemi detyrimeve tona me
më shumë konseguencë dhe
entuziazëm…”.
Më pas Kryepiskopi ftoi të
pranishmit, që me anën e di-
apozitivave të rikujtonin rru-
gën e ecur në këta dhjetë vjet, që
nga gërmadhat që la pas atei-
zmi dhe arritjet e Kishës sonë.
Pamjet u shoqëruan nga kome-
nte e kujtime të përbashkëta,
që e ngrohën më tej atmosferën.
Pastaj, vijoi darka dhe lu-
tja e fundit, për t’u shpërndarë
secili në mjediset e caktura për
të fjetur. Për një pjesë, kushtet
e tepër komode të Akademisë
Teologjike ishin familiare, se
pse kanë studiuar aty, për të
tjerë ishte një surprizë më shu-
më. E veçantë ishte dhe strehi-
mi i një pjese të të pranishmë-
ve në mjediset e reja që janë
krijuar pranë Manastirit. Në
një territor të blerë janë vendo-
sur disa dhjetëra nga shtëpitë
e parafabrikuara, që u përdorën
për strehimin e refugjatëve ko-
sovarë, të cilat janë pajisur me
të gjitha gjërat e nevojshme,
për të shërbyer në të ardhmen
si një qendër ndihme sociale.
Në ditën e dytë të Konfere-
ncës, me 1 gusht, seanca e parë
u hap nga Fortlumturia e Tij,
Kryepiskopi Anastas, i cili
mbajti kumtesën : “Mbi kara-
kterin e Konferencës Kleriko-
laike”. Duke kujtuar mbledhjet
e kleriko laike të zhvilluara në
çaste të ndryshme themelore e
kritike për Kishën tonë, si ajo
e vitit 1991, kur çdo gjë ishte e
shkatërruar dhe nuk kishte
asnjë episkop a strukturë të
ngritur apo atë të vitit 1993.
Mbledhje të tilla janë zhvilluar
edhe në të shkuarën, si në vitin
1929 apo 1950, kur u diskutuan
statutet e reja etj. “Tani, vuri në
dukje Kryepiskopi, jemi në një
epokë të re, ecim në mijëvjeça-
rin e tretë, ku Kisha jonë përba-
llet me kushte të reja dhe ky ta
kim përbën një institucion të ri
për jetën e Kishës.”. Pastaj,
Fortlumturia e Tij u ndal tek
një gur themeltar për Kishën
Orthodhokse të Shqipërisë –
Tomosin Patriarkal të shpalljes
së Autoqefalisë më 1937, që e
bëri Kishën tonë të barabartë
e të njohur nga të gjitha kishat
e tjera orthodhokse. Në të afir-
mohet qartë, mbi bazën e kanone-
ve të shenjta të Kishës Ortho
dhokse, që autoriteti më i lartë
i Kishës është Sinodi i Shenjtë
i saj. E gjithë ecja e Kishës sonë
bazohet në këtë themel të
palëkundshëm e të pandryshu-
eshëm. Tani që është Kushte-
tuta e re, që na garanton lirinë e
plotë të besimit, është koha për
të përcaktuar edhe marrëdhë-
nie të reja me shtetin.
Kryepiskopi u ndal edhe tek
domosdoshmëria e takimeve të
tilla kleriko-laike, për zhvillimin
e përgjithshëm të Kishës sonë.
Më tej, u diskutua nga të
pranishmit për rëndësinë, emë-
rtimin, natyrën e frekuencën e
takimeve të tilla, që do mblidhen
në emrin e Trinisë së Shenjtë,
për të çuar përpara punët e Ki
shes dhe rritur njohjen e ba
shkepunimin mes besimtarëve
të të gjithë vendit.
Më pas, u ngritën e disku
tuan përfaqësues nga të gjitha
Mitropolitë, si Grigor ‘Mulla
(Korçë), At Pavli Qosja (Elba
san), Imzot Joani, Vali Kafija
(Vlorë), Ilia Zaka (Berat), Sotir
Bambuli (Korçë), Raimonda
Shqevi (Tiranë), Luiza Trebicka
(Shkodër), At Vangjel Xoxe (Be
rat), Pelagjia Basha (Fier),
Nasi Hobdari (Tiranë), të cilët
jo vetëm dhanë mendimet e tyre
rreth temës, por edhe vunë në
dukje arritjet e këtyre viteve
dhe falenderuan Kryepiskopin
Anastas për veprën e tij Pe-
rëndindriçuar.
Në vijim, e mori fjalën Hirë-
sia e Tij, Mitropoliti i Beratit
Ignati, me kumtesën: “Mbi çë-
shtjet liturgjike”. Imzot Ignati
bëri një pasqyrim të zhvillimit
të Liturgjisë Hyjnore, që nga
Kisha e parë, duke e marrë si
shembull se si duhet të jetë sot
kleriku në kryerjen e shërbesa-
ve të shenjta.
Në seancën e dytë, kumto.
Hirësia e Tij, Mitropoliti i Kor-
çës Joani, me temën “Mbi rën-
dësinë e katekizmit”.. Imzot
Joani kujtoi se vetë Zoti Krisht
e vuri mësimin në qendër të
veprës së Tij në tokë dhe per
para largimit u tha apostujve
“Shkoni dhe mësoni gjithë
kombet…”.Që të krijojmë një
kishë të qëndrueshme, nuk du-
hen vetë godinat por edhe dije
të gjera për atë që besojmë,
ndaj katekizmit i duhet ku-
shtuar një rëndësi e jashtë-
zakonshme.
Në përfundim të kësaj se
ance foli edhe At Dhimitri, nga
Mitropolia e Gjirokastrës, me
temën “Mbi formimin e kë-
shillave kishtarë”, ku u ndal
veçanërisht tek mënyra e zgje-
dhjes së anëtarëve dhe kriteret
me të cilat ata përcaktohen, që
duhet të jenë të qarta, por mbi
të gjitha, të bazuara mbi be-
simin dhe kontributin për
kishën të ço kandidati.
Pataj pati sërish diskutime
mjaft konstruktive e intere-
sante për temat e referuara.
Në seacën e parë të pasdi-
tes, u zhvilluan diskutime rreth
kumtesave të mbajtura para-
dite dhe problemeve të dala, e
konkretisht: Klerikët, nën drej-
timin e Mitropolitit të Beratit,
Imzot Ignatit, u mblodhën në
kishën e Manastirit, ku disku-
tuan për problemet e kateki
zmit. Priftërinjtë përveç kry-
erjes së shërbesave të ndry-
shme, e kanë për detyrë që të
zhvillojnë edhe vet mësime dhe
të ndihmojnë laikët në kryerjen
e katekizmit. Burrat pjesë-
marrës në Konferencë, nën
drejtimin e Mitropolitit të
Korçës, Imzot Joanit, u mblo-
dhën në sallën qendrore të
konferencës ku diskutuan
veçanërisht rreth nevojës së
krijimit të një Lidhje të prindë-
rve orthodhoksë, krijimin e disa
grupeve të veçanta, që do ndih-
mojnë nëpër punët e ndryshme
në kishë, në bazë të profesionit
të tyre, për nevojën e mësimeve
të katekizmit edhe me burrat.
Së fundi, iu bë kërkesë Krye-
piskopit, nëse do të ishte e mu-
ndur të rifillonin bisedat me
intelektualët orthodhoksë.
Gratë orthodhokse, nën
drejtimin e Protopre sviterit Ja
ni Trebicka, do të mblidheshin
në sallën e pritjes së Akademisë
Teologjike, ku diskutuan për
një bashkëpunim më të mirë
midis grave dhe të rinjve, akti-
vizimin e grave për mësimet e
katekizmit me femijët, tërhe-
qjen më të mirë të literatures
nga zyra e katekizmit etj.
Të rinjtë orthodhoksë, u
mblodhën në sallën B të Aka-
demise, nën drejtimin e At
Luka Veronit dhe diskutuan
rreth nevojës të një bashkëpu-
nimi më të mirë të organizatave
rinore me klerikët, informimit
të të rinjve për arritjet e
veprimtaritë që bëhen nëpër
enoritë e tjera, forcimin e kara-
kterit shpirtëror të takimeve
rinore etj.
Seanca e katërt, u kryesua
nga Fortlumturia e Tij, i cili
bëri edhe konkluzionet. Aty u
morën edhe disa vendime:
1. Me aprovim unanim të të
gjithë të pranishmëve, Konfere-
nca kleriko-laike u cilësua si
një organizëm shumë i rëndësi-
shëm për zhvillimin e Kishës
Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë.
2. Përsa i takon karakterit
të Koferencës, u theksua në më-
nyrë të njëzëshme, se ajo është
një takim shpirtëror në emër të
Trinisë së Shenjtë, jetë e lutje
të përbashkëta për përparimin
e Kishës, si dhe informim e for-
cim i lidhjeve me njëri-tjetrin.
3. Përsa i përket përbërjes
së Konferencës, struktura e
antarësisë do të jetë e tillë; Nu
mri i burrave e grave do të jetë
i njëjtë si dhe rinia orthodhokse
do të ketë vendin e saj.
4. Brenda Konferencës do
të funksionojë një këshill
kleriko-laik që do të ndjekë çë-
shtjet juridike dhe një tjetër
kë shill për çështjet financiare.
5. U vendos që Konferenca
Kleriko-Laike të mbidhet një
herë në dy vjet.
Gjithashtu, Fortlumturia e
Tij u ndal edhe tek nevoja e një
këshilh konsultativ kleriko-laik,
që të ndjekë çështjet financiare
dhe të ndihmojë Sinodin e She-
njtë në administrimin e pronave
të Kishës. Ai do të jetë admini
strator i një pasurie të madhe
dhe tëpër të rëndësishme për
zhvillimin e autoqefalisë finan
ciare të Kishës sonë. Gjithashtu,
Kryepiskopi theksoi edhe një
herë rëndësinë e lidhjeve të
ndryshme që veprojnë brenda
strukturës së Kishës dhe nevo-
jën e zgjerimit e pasurimit të
veprimtarisë së tyre.
Mjaft prekëse ishte në fund
të seancës përshëndetja e znj.
Farangji Cico, në emër të
Motrave të Krishtit në Korçë
dhe të motrës dhe besimtares
së shquar Marika Cico, duke fa-
lenderuar Fortlumturinë e Tij
Anastasin për gjithë çka bërë
për orthodhoksinë në Shqipëri,
si dhe për ndërtimin në Korçë
të Kishës së re të Shën Anës.
Duke falenderuar, Kryepi
skopi e mbylli takimin, duke
theksuar se dhurata që na jep
Perëndia duhet t’i ndajmë me
vëllezërit tanë në të gjithë ven
din, duke qenë një komunitet i
hapur. Gjithashtu, ne duhet të
jemi një kishë lokale e bashku-
ar me përpjekjet e gjithë Kisha-
ve Orthodhokse në botë, sepse
jemi një shprehje konkrete e
kishës universale, në një vend
konkret. Dhe, me bekimin e Pe-
rëndisë të vazhdojmë të jemi
një Kishë ngjalljeje, që rrezaton
Hirin e Perëndisë në shoqërinë
e sotme moderne.
Në daljen nga salla, At Lu
ka Veroni i jepte të gjithë pjesë-
marrësve fletëpalosjet ku pas-
qyrohet puna e Akademisë Te-
ologjike Orthodhokse, si një
apel për t’u mobilizuar më te-
për për të gjetur kandidatë sa
më të denjë për të studiuar aty,
Kjo do jetë një garanci më shumë
për të ardhmen e Kishës sonë.
Më pas, në fillim të mbrë-
mësores, do të ishte një tjetër
çast prekës, kur Kryepiskopi do
t’i varte në qafë kryqin e Iko-
nom Stavroforit PapaJorgjit
nga Bularati, i cih është mbi 90
vjeç, një nga të paktët që ka
mbetur nga koha e persekutimit.
Në fund të mbrëmësores,
Kryepiskopi Anastas u shpër-
ndau të gjithëve nga një kopje
të Hymnit të Dashurisë të Apo
stull Pavlit (lKorinth. 13), duke
theksuar se asgjë nuk ka rëndë-
si nëse nuk mbushet nga dashu-
ria për Perëndinë dhe për një-
ri-tjetrin.
Mjaft emocionuese dhe me
mbresa të mëdha shpirtërore
ishte dita e fundit, 2 gushti, që
nisi me Shërbesën e Shenjtë-
rimit të Kishës së Shën Vlashit.
Vetëm 6-7 vjet më parë aty nuk
gjeje pothuaj asgjë nga Mana-
stiri i famshëm e mrekullibë-
rës, ndërsa sot ai jo vetëm është
rindërtuar i bukur dhe madhë-
shtor, por pranë ngrihet edhe
Akademia “Ngjallja e Krishtit”,
ku formohet gjenerata e kler-
ikëve të rinj orthodhoksë.
Gjithashtu, kjo ditë përko-
nte me përvjetorin e 9-të të Fro-
nëzimittë Kryepiskopit Anastas,
ngjarje që shënoi fillimin e ri-
ngritjes sipas kanoneve të she
njta, të Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë. Në
emër të të gjithë besimtarëve,
Kryepiskopin e përshëndeti
Imzot Joani, i cili theksoi rolin
e jashtëzakonshëm të Fortlu-
mturisë së Tij në ringjalljen e
Kishës sonë. Më pas, Kryepi
skopi mori urimin “Për shumë
vjet o Kryezot”, nga gjithë të
pranishmit.