Shën Vlash
Konferencë e Rinisë Orthodhokse
Nga 12-14 prill, në mjediset e
Akademisë Teologjike “Ngjallja e
Krishtit”, në manastirin e Shën
Vlashit, pranë Durrësit, zhvilloi
punimet Konferenca e Rinisë
Orthodhokse, me pjesëmarrjen e
120 studentëve nga rrethe të
ndryshme të Shqipërisë.
Kjo Konferencë rinore ortho
dhokse u zhvillua me bekimin dhe
interesimin e drejtpërdrejtë të
Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit
të Tiranës, Durrësit dhe gjithë
Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasit.
Referuesi kryesor i konfe-
rencës ishte At. Vasil Thermos, i
cili shërben si klerik në Mitro-
polinë e Thivës dhe Livadhjasë në
Greqi. At. Vasili e njeh mirë psi-
kologjinë e të rinjve, sepse përveç
priftërisë, ai ushtron edhe profe-
sionin e psikiatrit për adoleshentët.
Ai fillimisht ka studiuar mjekësi
dhe më pas teologji në Univer-
sitetin e Athinës ku ka mbrojtur
edhe doktoraturën me temën:
“Psikologjia e thirrjes kishtare”.
Temat që u referuan në konfe-
rencë qenë mjaft interesante, sepse
kishin të bënin mejetën e të rinjve,
të cilët gjenin diçka nga vetja e
tyre. Konkretisht, në ditën e parë
të Konferencës, pas shërbesës së
Himnit Akathist, At Vasili mbajti
kumtesën e parë me temë:
“Pjekuria e të rinjve, dhuratë e
krijimit sipas shembëlltyrës së
Perëndisë”.
Në fillim të Qalës së tij, ai thek-
soi se ndihej i lumtur që gjendej
mes të rinjve orthodhoksë shqipta-
rë, të cilët punojnë për të sjellë
mrekullinë në këtë vend.
Në Greqi gëzohemi për përpa-
rimin tuaj dhe lutemi vazhdimisht
për ju. Në këtë konferencë do të
trajtojmë tema, të cilat kanë interes
për të rinjtë, sidomos për ata të rinj
që janë në kërkim. Dua të pohoj
me dëshpërim se ka të rinj që nuk
kërkojnë. Po qe se kërkimi nuk do
bëhet në këtë moshë që jeni juve,
do të jetë shumë më e vështirë më
vonë. Kërkimi është brenda
natyrës së të riut, i cili duhet të
gjejë vetveten nëpërmjet njohjes
me Perëndinë.
Në ditët që pasuan Konfere-
ncën e Rinisë Orthodhokse At.
Vasili mbajti referatin:
“Llojet e ndryshme të jetës
shpirtërore” dhe “Kuptimi i
ushtrimit në besim nga pikëpamja
teologjike dhe psikologjike”,
Interes për të rinjtë pjesëmarrës
në konferencë kishin edhe
diskutimet në grupe, gjatë të cilave
u rrahën mjaft probleme aktuale që
problematizojnë jetën e të rinjve.
Përveç temave të diskutimit
Konferenca e Rinisë Orthodhokse
përfshinte edhe veprimtari me
karakter zbavitës, si p.sh. lojëratë
ndryshme, shëtitje në bregdet,
shfaqje diapozitivash etj.
E veçanta e kësaj Konference
ishte sepse organizimi u bë nga
vetë të rinjtë pjesëmarrës, ku ndër
më të spikaturit qenë Dhjakon
Emanueli, Xhorxhia Papa, Ema
nuela Murati etj. Konferenca e
Rinisë Orthodhokse përfundoi me
Liturgjinë Hyjnore të së dielës.
A. Llukani