EmailFacebookKontakt

Konferenca rinore e Mitropolisë së Beratit – Të jemi të pëlqyer nga Perëndia

Rinia orthodhokse e Mitropolisë së Beratit ishte e ftuar edhe këtë fundvit në konferencën me temë “Qëllimi i jetës sonë”, një aktivitet i organizuar nga Zyra Kombëtare e Rinisë Orthodhokse. Rreth 80 të rinj të ardhur nga shumë enori të kësaj dioqeze ndoqën me entuzia- zëm veprimtaritë e ndryshme shpir- tërore dhe kulturore. Tepër interes u tregua për bisedat shpirtërore, të cilat krijuan mundësi tek të rinjtë për t’u njohur me njëri-tjetrin dhe për të folur rreth aspekteve të ndryshme të besimit.

Referati i parë u mbajt nga Mi- tropoliti i Beratit, Ignati, rreth temës për qëllimin e jetës si të krishterë orthodhoksë. “Disanjerëzmendoj- në për bukurinë fizike dhe për pa- surinë. Por bukuria vyshket dhe pasuria kalbet. Nëse i përkushto- hemi tërësisht botës, kemi për të mbetur të pëlqyer vetëm nga bota. Nuk duhet të harrojmë se për ne

njerëzit ka rëndësi të jemi të pël- qyer nga Perëndia” – theksoi gjatë fjalës së tij, Imzot Ignati.

Referati i dytë u mbajt nga drej- tori i Zyrës së Katekizmit z. Miron Çako, i cili foli për misterin e Ku- ngatës Hyjnore. Ai u bëri thirrje të rinjve të parapërgatiten për të ma-

rrë trupin dhe gjakun e Krishtit, në- përmjet Kungatës, sepse ky mister na lidh drejtpërdrejt me Krishtin, duke u bërë një me Të. Këto tema u shoqëruan me pyetje e diskutime nga vetë të rinjtë.

Korresp. i gazetës “Ngjallja’’