Konferenca e Rinisë Orthodhokse
e Mitropolisë, Berat
Nga data 20 deri në 21 nëntor 2010, u zhvillua në qytetin e Vlorës, konferenca e rinisë orthodhokse e Mitropolisë së Beratit, që u mbajt në ambientet e Hotel “Vlora International”. Në këtë konferencë morën pje- së rreth 80 të rinj, gjimnazi- stë dhe studentë, të cilët vi- nin nga rrethe të ndryshme të mitropolisë së Beratit.
Referati i parë u mbajt nga katekistja Sevastiani Qako, e cila foli mbi temën: “Si ti alternoj në jetën time të mirat që më ofron bota dhe shoqëria moderne, që të mund të eci në rrugën e drejtë të Krishterimit”. Pasdite, të rinjtë patën mu- ndësinë të vizitonin Shtë- pinë Muze të Shpalljes së Pavarësisë, ku u njohëm më tepër me historinë e popu- llit tonë. Pas shërbesës së mbrëmësores, që u mbajt në kishën e Shën Theodho- rëve, të rinjtë pjesëmarrës ndoqën referatin e dytë me temë: “Si do të besojmë po të mos dëgjojmë?”, nga katekisti LeonidhaTodri.
Të shtunën në darkë, të rinjtë patën bekimin e madh të kishin mes tyre, Mitro- politin e Beratit, Vlorës, Kaninës dhe gjithë Myze- qesë, Hirësinë e Tij Imzot Ignatin, i cili mbajti referatin e tretë dhe të fundit në këtë konferencë me temë: “Dile- mat e njeriut në shoqërinë moderne”. Në përfundim të referatit të tij, Imzot Ignati tha se jo vetëm në të shkua- rën por edhe sot, kisha nuk harron detyrat e saj për rini- në e krishterë me predikimin, të kremtet, meshat, misteret, letërsinë dhe boti- met e krishtera të saj, me të cilat forcon moralin fetar të të rinjve.
Ditën e diel, më 21 nën- tor, të rinjtë morën pjesë në Liturgjinë Hyjnore, në ki- shën e Shën Theodhorëve (Todrit) në Vlorë, që u krye nga Imzot Ignati. Kjo ishte një ditë mjaft e veçantë, sepse në këtë ditë kisha jonë kremton Hyrjen në tempull të Hyjlindëses Mari.
Agustin Nako