Konferenca e Dytë e Rinisë Orthodhokse në Konstandinopojë
“Anëtarë të Kishës –
qytetarë të Botës”
Rreth nëntëqind të rinj nga e gjithë bota u mblodhën me ftesë të Patriarkut Ekumenik, Vartholomeut I, në Konferencën e Dytë të Rinisë Orthodhokse, që u mbajt në Konsta- ndinopojë, nga 11-16 korrik. Tema kryesore e saj ishte “Anëtarë të Kishës – qytetarë të botës”. Konferenca e parë ishte thirrur, për- sëri në Konstandinopojë, në korrik 2000. Të rinjtë ishin përfaqësues të Kishave Orthodhokse që janë nën juridiksionin e Patriar- kanës Ekumenike anembanë globit, si edhe përfaqësues të Kishave Orthodhokse Auto- qefale simotra, nga Kisha të tjera të Kri- shtera, nga fakultete teologjike orthodhokse, akademi, institute e seminare, organizma ndërkombëtarë kishtarë, fondacione kultu- rore etj. Me bekim të Kryepiskopit Anastas, Kishën tone e përfaqësoi një grup prej pesë të rinjsh, që aktualisht ndjekin studimet e larta teologjike.
K
onferenca ishte konceptuar nga organiza- torët si një rast njohjeje me njëri-tjetrin, ko- munikimi dhe dialogu, mundësie njohjeje me Ki- shën Mëmë dhe personalisht me Tërëshenjtërinë e Tij, Vartholomeun I. Të gjithë të rinjtë patën mu- ndësi të përjetonin realitetin, të cilin jeton Patriar- kana Ekumenike, e cila nuk është thjesht një Ki- shë kombëtare, por mishëron shpirtin ekumenik dhe dimensionet mbarëbotërore të Ungjillit.
Ajo u mbajt në sallën luksoze të konferen- cave (Convention Center) të Hotel Hilton, ndër- sa të rinjtë ishin akomoduar në hotele në afërsi. Organizimi i përkryer, mikpritja nëpër hotele dhe koordinimi i sesioneve dhe ekskursioneve do të merrte vlerësimin.maksimal të të gjithë të rinjve.
Hapjen e Konferencës e bekoi Patriarku Ekumenik, i cili u kujtoi të rinjve se kanë një vend e rol personal brenda trupit perëndi-nje- rëzor të Kishës, sipas dhuratës që u ka besuar Perëndia. Tërëshenjtëria e Tij theksoi se secili prej të rinjve duhej të ndërgjegjësohej në kohën e duhur për talentin e tij të veçantë dhe me gati- shmëri t’i përgjigjej thirrjes së Zotit. Si qytetarë të Mbretërisë dhe njëkohësisht qytetarë të botës, nuk duhet të indentifikohemi me botën, por as edhe ta refuzojmë atë, por të kemi një “qëndrim kritik” kundrejt botës me mendimin se atdheu ynë “ndodhet në qiejtë” (Fil. 3, 20).
Gjatë prezantimit të grupeve të të rinjve, do të na bënte shumë përshtypje fakti, se kur u përmend emri i Kishës së Shqipërisë dhe Kryepiskopit Anastas, në sallë shpërthyen duartro- kitje të fuqishme, gjë që na bëri të gjithëve të ndienim vlerësimin e madh të të gjithë të rinjve,
të cilët ishin të mirinformuar për historinë e Kishës sonë dhe për veprën me përmasa titani- ke të rindërtimit dhe ringritjes së Kishës. nën drejtimin e frymëzuar të Kryepiskopit tonë. Gji- thashtu do të ndiheshim tepër të veçantë. gja- të të gjitha momenteve të konferencës, ku refe- ruesit do të ndaleshin dhe do të citonin thënie të shkëputura nga artikujt dhe librat që ka shkruar Kryepiskopi ynë. Sa herë që fjala do të binte për çështje të hierapostolisë orthodhokse apo globalizmit. studiuesit do të referonin me shumë respekt edhe qëndrimet e Kryepiskopit të Shqi- përisë. Në referatin e tij “Kisha dhe globalizmi”, Profesori i Filozofisë Kostandinos Dhelikosta- ndis. do të ndalej gjerësisht në librin e Kryepiskopit Anastas, “Globalizmi dhe Orthodhoksia” dhe do t’ua rekomandonte të gjithë të rinjve pjesë- • marrës leximin e këtij libri, me vlerësimin se aty do të gjenin tekste të mrekullueshme.
Konferenca, gjatë të gjitha ditëve. do të zbu- lonte diçka të re për të rinjtë pjesëmarrës. Refe- ratet e ndryshme dhe bashkëbisedimet pas tyre, do ta bënin pjesëmarrjen e të rinjve më të drejt- përdrejtë. Të rinjtë zbuluan intensitetin kreativ dhe dialektikën midis cilësisë së të qenit Anëtarë të Kishës e Qytetarë të Botës. Kështu ata do të dëgjonin referate të ndryshme. midis të cilave edhe temat: “Të rinjtë dhe pjesëmarrja e tyre në
misteret dhe adhurimin e Kishës”, “Formimi i moralit hierapostolik në Kishë”, “Arsimimi orthodhoks i të rinjve në Evropën Perëndimore”. “Kasha dhe globalizmi”, “Kisha dhe sekularizmi”, “Të rinjtë dhe institucioni i familjes”, “Të rinjtë dhe vetmia”, si dhe tema që kishin lidhje me çështje aktuale që shqetësojnë të rinjtë në lidhje me marrëdhëniet gjinore apo shoqërore mes tyre.
Një aspekt tjetër i rëndësishëm i konfere- ncës ishte edhe organizimi i ekskursioneve. Kështu. të rinjtë patën mundësi të vizitonin Ka- tedralen e Shën Sofisë që sot është shpallur mu- ze. Fakultetin Theologjik të Halkit etj. Ishte e trishtueshme të shikoje Kishën që dikur shërbe- nte me madhështi në adhurimin e Zotit. të ishte në një status heshtjeje dhe të vizitoh^i vetëm si një monument i së kaluarës. Fakulteti Teologjik në ishullin e Halkit ishte ndërtuar mbi një kodër. Shpresa e Patriarkanës për t’u hapur përsëri kjo shkollë e famshme. që ka nxjerrë breza e bre- za teologësh e madje edhe patriarkësh. ishte e madhe. Hapja e kësaj shkolle është përfshirë edhe në kërkesat që Bashkimi Evropian i ka kërkuar Turqisë në kuadër të negociatave për integrimin e saj. Qetësia dhe bukuria natyrore që të ofronte ky ishull do të na linte ndjesinë se ora aty kishte ngelur pikërisht në vitin 1971, kur ai u mbyll me anë të një ligji që ndalonte aktivitetin e universiteteve private. Gjithçka kishte ngelur si atëherë: klasat. bankat e vjetra me kapakë. fjetinat e studentëve dhe mjediset e tjera. Por aty çdo gjë ishte gati dhe nëse leja për rihapjen e saj do të jepej, mësimi do të rifillonte menjëherë.
Për më shumë informacion mbi konferen- cën, organizatorët kanë hapur një site: http:// youth.ecupatriarchate.org ku do të gjeni tekstet e referateve dhe material të pasur fotografik.
Një cast i paharrueshëm do të ishte dita kur patëm një audiencë me Patriarkun Ekumenik. Gjatë takimit. ai u interesua në mënyrë të veçantë për gjithsecilin prej nesh.
Aleks Çuri
Konferenca e Dytë e Rinisë
Orthodhokse në Konstandinopojë
“Anëtarë të Kishës –
qytetarë të Botës”
Rreth nëntëqind të rinj nga e gjithë bota
u mblodhën me ftesë të Patriarkut Ekumenik,
Vartholomeut I, në Konferencën e Dytë të
Rinisë Orthodhokse, që u mbajt në Konsta-
ndinopojë, nga 11-16 korrik. Tema kryesore
e saj ishte “Anëtarë të Kishës – qytetarë të
botës”. Konferenca e parë ishte thirrur, për-
sëri në Konstandinopojë, në korrik 2000.
Të rinjtë ishin përfaqësues të Kishave Ortho
dhokse që janë nën juridiksionin e Patriar-
kanës Ekumenike anembanë globit, si edhe
përfaqësues të Kishave Orthodhokse Auto-
qefale simotra, nga Kisha të tjera të Kri-
shtera, nga fakultete teologjike orthodho
kse, akademi, institute e seminare, organizma
ndërkombëtarë kishtarë, fondacione kultu-
rore etj. Me bekim të Kryepiskopit Anastas,
Kishën tone e përfaqësoi një grup prej pesë
të rinjsh, që aktualisht ndjekin studimet e
larta teologjike.
K
onferenca ishte konceptuar nga organiza-
torët si një rast njohjeje me njëri-tjetrin, ko-
munikimi dhe dialogu, mundësie njohjeje me Ki-
shën Mëmë dhe personalisht me Tërëshenjtërinë
e Tij, Vartholomeun I. Të gjithë të rinjtë patën mu-
ndësi të përjetonin realitetin, të cilin jeton Patriar-
kana Ekumenike, e cila nuk është thjesht një Ki-
shë kombëtare, por mishëron shpirtin ekumenik
dhe dimensionet mbarëbotërore të Ungjillit.
Ajo u mbajt në sallën luksoze të konferen-
cave (Convention Center) të Hotel Hilton, ndër-
sa të rinjtë ishin akomoduar në hotele në afërsi.
Organizimi i përkryer, mikpritja nëpër hotele dhe
koordinimi i sesioneve dhe ekskursioneve do të
merrte vlerësimin.maksimal të të gjithë të rinjve.
Hapjen e Konferencës e bekoi Patriarku
Ekumenik, i cili u kujtoi të rinjve se kanë një
vend e rol personal brenda trupit perëndi-nje-
rëzor të Kishës, sipas dhuratës që u ka besuar
Perëndia. Tërëshenjtëria e Tij theksoi se secili
prej të rinjve duhej të ndërgjegjësohej në kohën
e duhur për talentin e tij të veçantë dhe me gati-
shmëri t’i përgjigjej thirrjes së Zotit. Si qytetarë
të Mbretërisë dhe njëkohësisht qytetarë të
botës, nuk duhet të indentifikohemi me botën,
por as edhe ta refuzojmë atë, por të kemi një
“qëndrim kritik” kundrejt botës me mendimin
se atdheu ynë “ndodhet në qiejtë” (Fil. 3, 20).
Gjatë prezantimit të grupeve të të rinjve, do
të na bënte shumë përshtypje fakti, se kur u
përmend emri i Kishës së Shqipërisë dhe Krye
piskopit Anastas, në sallë shpërthyen duartro-
kitje të fuqishme, gjë që na bëri të gjithëve të
ndienim vlerësimin e madh të të gjithë të rinjve,
të cilët ishin të mirinformuar për historinë e
Kishës sonë dhe për veprën me përmasa titani-
ke të rindërtimit dhe ringritjes së Kishës. nën
drejtimin e frymëzuar të Kryepiskopit tonë. Gji-
thashtu do të ndiheshim tepër të veçantë. gja-
të të gjitha momenteve të konferencës, ku refe-
ruesit do të ndaleshin dhe do të citonin thënie të
shkëputura nga artikujt dhe librat që ka shkruar
Kryepiskopi ynë. Sa herë që fjala do të binte
për çështje të hierapostolisë orthodhokse apo
globalizmit. studiuesit do të referonin me shumë
respekt edhe qëndrimet e Kryepiskopit të Shqi-
përisë. Në referatin e tij “Kisha dhe globalizmi”,
Profesori i Filozofisë Kostandinos Dhelikosta-
ndis. do të ndalej gjerësisht në librin e Kryepisko
pit Anastas, “Globalizmi dhe Orthodhoksia” dhe
do t’ua rekomandonte të gjithë të rinjve pjesë-
• marrës leximin e këtij libri, me vlerësimin se
aty do të gjenin tekste të mrekullueshme.
Konferenca, gjatë të gjitha ditëve. do të zbu-
lonte diçka të re për të rinjtë pjesëmarrës. Refe-
ratet e ndryshme dhe bashkëbisedimet pas tyre,
do ta bënin pjesëmarrjen e të rinjve më të drejt-
përdrejtë. Të rinjtë zbuluan intensitetin kreativ
dhe dialektikën midis cilësisë së të qenit Anëtarë
të Kishës e Qytetarë të Botës. Kështu ata do të
dëgjonin referate të ndryshme. midis të cilave
edhe temat: “Të rinjtë dhe pjesëmarrja e tyre në
misteret dhe adhurimin e Kishës”, “Formimi i
moralit hierapostolik në Kishë”, “Arsimimi
orthodhoks i të rinjve në Evropën Perëndimore”.
“Kasha dhe globalizmi”, “Kisha dhe sekularizmi”,
“Të rinjtë dhe institucioni i familjes”, “Të rinjtë
dhe vetmia”, si dhe tema që kishin lidhje me
çështje aktuale që shqetësojnë të rinjtë në lidhje
me marrëdhëniet gjinore apo shoqërore mes ty
re.
Një aspekt tjetër i rëndësishëm i konfere-
ncës ishte edhe organizimi i ekskursioneve.
Kështu. të rinjtë patën mundësi të vizitonin Ka-
tedralen e Shën Sofisë që sot është shpallur mu-
ze. Fakultetin Theologjik të Halkit etj. Ishte e
trishtueshme të shikoje Kishën që dikur shërbe-
nte me madhështi në adhurimin e Zotit. të ishte
në një status heshtjeje dhe të vizitoh^i vetëm si
një monument i së kaluarës. Fakulteti Teologjik
në ishullin e Halkit ishte ndërtuar mbi një kodër.
Shpresa e Patriarkanës për t’u hapur përsëri
kjo shkollë e famshme. që ka nxjerrë breza e bre-
za teologësh e madje edhe patriarkësh. ishte e
madhe. Hapja e kësaj shkolle është përfshirë
edhe në kërkesat që Bashkimi Evropian i ka
kërkuar Turqisë në kuadër të negociatave për
integrimin e saj. Qetësia dhe bukuria natyrore që
të ofronte ky ishull do të na linte ndjesinë se ora
aty kishte ngelur pikërisht në vitin 1971, kur ai
u mbyll me anë të një ligji që ndalonte aktivitetin
e universiteteve private. Gjithçka kishte ngelur
si atëherë: klasat. bankat e vjetra me kapakë.
fjetinat e studentëve dhe mjediset e tjera. Por aty
çdo gjë ishte gati dhe nëse leja për rihapjen e
saj do të jepej, mësimi do të rifillonte menjëherë.
Për më shumë informacion mbi konferen-
cën, organizatorët kanë hapur një site: http://
youth.ecupatriarchate.org ku do të gjeni tekstet
e referateve dhe material të pasur fotografik.
Një cast i paharrueshëm do të ishte dita
kur patëm një audiencë me Patriarkun Eku
menik. Gjatë takimit. ai u interesua në mënyrë
të veçantë për gjithsecilin prej nesh.
Aleks Çuri