EmailFacebookKontakt

Konferenca e dytë e Kishave dhe komuniteteve të krishtera të ish-BRSS

MINSK

Konferenca e dytë e Kishave dhe komuniteteve të krishtera të ish-BRSS.

Një konferencë ekumenike me temë “U thirrët me të njëjtën shpresë në vendin e paqes” (Efes. 4, 3-4), u zhvillua në Minsk me përfaqësues të njëzet e një kishave dhe komuniteteve të krishtera të ish-BS dhe të republikave Baltike. Konferenca ishte organizuar nga Patrikana e Moskës, Bashkimi i të krishterëve baptistë të Rusisë dhe Kishës katolike.

Kjo konferencë vendosi krijimin e një komitet konsultativ të përbashkët që duhet të ndihmojë në bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve kristiane të ish BRSS. Një takim i këtij lloji është mbajtur në Moskë në korrikun e vitit 1994, me temë “Besimi i krishterë dhe dimensionet njerëzore”. Në rezolutën përfundimtare të takimit, konferenca theksonte, se “këshillimi ndërmjet besimtarëve të ndryshëm të krishterë nuk bën gjë tjetër, veçse thellon njohjen dhe hap zemrën e çdo njeriu për të prodhuar ndryshimet që do të bëjnë të mundur që të konsideroj tjetrin si vëlla, megjithë ndryshimet ndërmjet tyre”.

Marrë nga SOP-i
Përgatiti Erion Prifti