EmailFacebookKontakt

Konferenca “Besimi i krishterë dhe mosmarrëveshjet njerëzore”

Për herë të parë, pas rrëzimit të komunizmit, 150 përfaqësues të komuniteteve të krishtera të ish-BS, (përfshi observatorë të republikave balltike) u mblodhën në konferencën me temë “Besimi i krishterë dhe dissensioni njerëzor” të organizuar nga Kisha Orthodhokse Ruse, Unioni i kishave baptiste dhe Kisha katolike. Mbledhja u zhvillua në manastirin e Shën Danielit, selia zyrtare e episkopatës së Moskës.

Qëllimi kryesor ishte diskutimi i përbashkët rreth futjes së mesazhit të Ungjillit në sferën politike, të ndërgjegjes nacionale, si dhe të marrëdhënieve midis shteteve, popujve e kulturave të ndryshme. Në apelin final të konferencës, kishte një ftesë për gjithë popujt e ish-BS, për një ripajtim të përgjithshëm.

Gjithashtu, u krijua edhe një komitet i përbashkët, për të siguruar vazhdimësinë. Ai është i përbërë nga 20 përfaqësues të kishave e grupeve të ndryshme të krishtera dhe do të ndikojë edhe në hapjen e dialogut me besimet e tjera.