EmailFacebookKontakt

Koncil i Kishës

Në Tbilisi u mblodh një koncil i Kishës Orthodhokse të Gjeorgjisë, me episkopët dhe të deleguar laikë të çdo dioqeze, i drejtuar nga Ilia II i Tbilisit, Patrik Catholikos.

Koncili mori një sërë masash, që shkojnë në drejtimin e një përtëritjeje shpirtërore e baritore. Ai adoptoi edhe statutin e ri, i cili mban parasysh realitetin e sotshëm për rregullat kishtare.

Gjithashtu, koncili kanonizoi pesë shenjtorët të rinj.

Në kuadrin e Koncilit, nga Shteti dhe Kisha u zhvilluan edhe ceremoni të rëndësishme zyrtare dhe manifestime kulturore, me rastin e njëmijë vjetorit të themelimit të qytetit të Kutaisit.