EmailFacebookKontakt

Koncert me vepra të panjohura të Shën Joan Kukuzelit

Vepra të panjohura Joan Kukuzelit, mjeshtrit shumë të njohur të këngës bizantine me origjinë nga Durrësi (shek. XIV), i shpallur shenjt nga Kisha jonë Orthodhokse, u interpretuan në premierë botërore në një koncert të dhënë në Athinë nga Koralja Bizantine e Greqisë, e drejtuar nga muzikologu i njohur Likurgos Angelopulos.

Këto vepra janë kompozuar në një epokë kur kënga liturgjike bizantine kishte arritur shprehjen e saj më të pastër dhe një mjeshtëri absolute të linjave melodike.

Koralja u sforcua t’i rikthente njësive interpretim origjinal, të çliruara nga të gjitha influencat e mëvonshme.