Ditën e Krishtlindjeve, në sallën “Dea” të Pallatit të Kulturës u zhvillua një koncert festiv. Në sallën e mbushur plot me besimtarë, të rinjtë orthodhoksë të kryeqytetit kënduan këngët e të kremtes, drejtuar me mjeshtëri nga Joli Nano dhe shfaqën një dramatizim të vogël, me temë fetare, të shkruar nga Marinela Prifti.
Programi përfshinte edhe një koncert me himne fetare, kënduar nga Kori Bizantin i Kishës sonë, i drejtuar nga At Justini.
Në fund, në skenë u ngjit Kryepiskopi Anastas, i cili përshëndeti dhe uroi pjesëmarrësit në spektakël.