EmailFacebookKontakt

Koncert me muzikë bizantine

Në vazhdim të atmosferës së 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë dhe në vigjilje të Krishtlindjeve e vitit të Ri,besimtarët e Vlorës, pasditen e datës 9 dhjetor patën bekimin që të kenë mes tyre djemtë e korit bizantin “Shën Joan Kukuzeli” të Kishës sonë, me koncertin “I psalim Lindjes Sate”. Ka vite që ky kor është ngritur dhe jep ndihmesën e tij në ruajtjen dhe përcjelljen ndër breza të muzikës bizantine. I krijuar nga Atë Justini e tashmë i drejtuar nga Theodhor Peci, kori ka në traditën e vet dhënien e koncerteve jo vetëm në Tiranë por edhe në mitropolitë e tjera.

Në fillim u bë një prezantim t’i korit dhe aktiviteteve të tij ndër vite. Më pas zërat e e djemve të talentuar, mbushën kishën e rrëmbyen zemrat e besimtarëve. “Do t’i psal Perëndisë tim”, “Lavdërimet e Krishtlindjes”, “Linde, o Krisht”, “Ja Krishti Lind lavdërojeni” e “Lavdëroni Zotin” ishin disa nga pjesët që u interpretuan.

Përveç besimtarëve të shumtë për të ndjekur koncertin erdhi edhe ipeshkvi romanokatolik i Jugut, Imzot Hil Kabashi.

Atë Spiro Bulika