EmailFacebookKontakt

Koncert me këngë fetare

Nga 1-12 qershor bënë një turne në vendin tonë familja e muzikaiitëve amerikanë orthodhoksë Dana dhe Sue Talli, tenor e pianiste. Të dy bashkëshortët kanë një veprimtari koncertale 12 vjeçare, gjatë së cilës kanë dhënë mbi 2500 koncerte në të gjitha anët e globit.

Koncertin e parë e dhanë në Durrës, pasuar nga Tirana, Vlora, Berati e Korça, duke korrur sukses për aftësitë dhe repertorin e pasur me muzikë fetare e klasike. Në Tiranë ata u shoqëruan me një përzgjedhje muzikore nga kori i Katedrales së Ungjillëzimit.

Gjatë koncerteve u kënduan në gjuhë të ndryshme këngë fetare, hymne orthodhokse, pjesë nga repertori klasik etj., si “I’m the bread of life” (Unë jam buka e jetës”), “Amazing grace” (Hir i çuditshëm”), “Ave Maria”, “Ati ynë”, “Shenjt Perëndi”, “Himni keruvik”, etj. Sue Talli, përveç shoqërimit të këngëve, luajti në piano si soliste edhe disa pjesë të kompozitorëve të ndryshëm.

Ata ndanë me pjesëmarrësit edhe mjaft ndodhi e përvoja frymëzuese besimi orthodhoks të jetës së tyre.