EmailFacebookKontakt

Koncert festiv në qendrën shpirtërore-arsimore Thavor

Në qendrën shpirtërore-arsimore “Thavor” të Kishës sonë, që
ngrihet e bukur në një pjesë periferike të kryeqytetit, pranë malit të
Dajtit, u zhvillua më 20 dhjetor koncerti festiv me rastin e Krisht-
lindjes dhe Vitit të Ri nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare shqiptaro-
amerikane “Protagonistët”. Prindër, mësues dhe të ftuar morën pjesë
në programin që zgjati rreth dy orë.
Skena e koncertit interpretonte në mënyrë figurative gëzimin e
kësaj feste. Ikona e Krishtlindjes me Krishtin në qendër, yjet dhe
magët, barinjtë rreth grazhdit, shoqëroheshin nga fytyrat engjëllore
të fëmijëve. Mes tyre ishte i ftuar edhe Kryepiskopi Anastas, i cili
ndoqi me dashuri këngët, recitimet dhe urimet e fëmijëve.
Nxënësit kishin përgatitur nga secila klasë një program të veçantë,
duke sjellë mes emocioneve para të pranishmëve gëzim dhe shumë
buzëqeshje.