Komunitetet fetare
ftohen të shprehin
mendimet për një
projektligj
Projektligji “Për sistemin arsi- mor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, në datën 27 prill, ka qenë në qendër të punimeve në disa komisione parlamentare, në Kuvendin e Shqipërisë. Deputetët e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në shqy- rtimin e këtij projektligji ftuan në mbledhjen e tyre përfaqësuesit e ko- muniteteve fetare në vend. Ndër të tjera u trajtuan çështje të shkollave private të administruara nga këto komunitete dhe kurrikulat e instituci- oneve arsimore jopublike, fetare.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë përfaqësohej nga Episkopi ndihmës i Kryepiskopit, Hirësia e Tij Andoni. Ndër të tjera ai ngriti problemin e shkollave të administruara nga komunitetet fetare, në të cilat duhet të ketë më shumë hapësirë se në ato publike për shprehjen e identitetit fetar. Ai u ndal dhe në faktin se “Duhet para- shikuar që në kurrikula të mund të vendosim një informacion më të plotë. Ne kemi disa komunitete fet- are dhe është e nevojshme të jepen informacione më të qarta”.
Çështje të tjera të diskutuara ishin mbajtja e simboleve fetare në shkolla, interesi dhe kontributi që duhet të japë shteti për shkollat private jofitimprurëse, pasi prindërit e nxënësve janë taksapagues, që nuk përfitojnë etj.