EmailFacebookKontakt

Komunikim zyrtar i Patrikanës Ekumenike (1993)

Vjet, kur filloi të flitej për provizoritetin e Kryepiskopit Anastas, Patrikana Ekumenike me komunikim zyrtar kujtoi:

“Kisha nënë e Konstandinopojës dëshiron të shprehë kënaqësinë e saj të drejtë për hapat kolosale që janë kryer deri tani me hirin e Perëndisë në rindërtimin e Kishës Orthodhokse në Shqipëri, që i stolis dhe i frymëzon personaliteti i ndritshëm Primatit të saj, Kryepiskopit Anastas.

Njohja dhe solidarizimi ndërkombëtar i veprës paqësore dhe bamirëse për mbarë popullin shqiptar, të këtij udhëheqësi të shquar të Kishës, është vlerësuar si duhet qysh në fillim edhe prej shkëlqesisë së Tij, Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Z. Sali Berisha, i cili me dashamirësi u kish deklaruar të deleguarve të Patrikanës Kr. H. të Tyre, Mitropolitit të Pergjit Imz. Evangjellos dhe të Filadelphisë Imz. Meliton, si edhe të përndershmit Protopresviter At Ilia Ketri, më 4 korrik 1992, se nuk ekziston asnjë kundërshtim ose kufizim për vendosjen e Kryepiskopit Anastas si Primat Kanonik i Kishës Orthodhokse të Shqipërisë.

Përmendet kjo deklaratë e Presidentit Berisha, që vlen plotësisht të nderojë përpjekjen e shenjtë të pajtimit, të cilën kryen mes aq vështirësish dhe me mjete tepër të vobekta Kryepiskopi i palodhur Anastas”.

Në Patrikanë, më 8 Korrik 1993.

Nga Kryesekretaria e Sinodhit të Shenjtë e të Hirshëm
+ I Filadelfisë, Melitoni

Botuar në “Ngjallja” 7 (10), Korrik 1993