EmailFacebookKontakt

Kompleksi i punishteve “Nazaret” – një hap më shumë në rrugën e mëvetësisë ekonomike të Kishës sonë

Në festën e Pashkëve, në kre­
mtimin madhështor të saj, një pjesë
e suksesit i takon edhe kompleksit
te punishteve “Nazaret” në Tiranë.
Aty u realizuan qirinjtë dhe llamba-
dhat e bukura, që e çuan “Dritën
që nuk perëndon”, në çdo shtëpi
besimtari anekënd vendit. Aty u
realizuan botimet që kishin të bënin
me festimet, që nga periodikët e
kishës e deri tek ftesat për pritjen
zyrtare etj. Ndaj, është e drejtë që,
duke bërë një bilanc të punës së
atyre që i realizuan të gjitha këto,
edhe t’i falënderojmë me këtë
mënyrë për djersën e derdhur….
Në Kombinat, në hyrje të
Tiranës, buzë rrugës nacionale në
një sipërfaqe prej afro 2800 m2
është sistemuar godina e komple­
ksit të punishteve “Nazaref”.
Brenda në godinë janë krijuar
mjediset e punishtes për prodhimin
e qirinjve, të shtypshkronjës, salla
për të bërë ikona të reja, për të
restauruar objekte të vjetra, si edhe
për të zhvilluar artin e mozaikëve,
Kompleksi i punishteve “Nazar et”-
– një hap më shumë në rrugën e
mëvetësisë ekonomike të Kishës sonë
zdrukthtaria, magazina qendrore si
edhe apartamentet e mikpritjes.
Godina është trekatëshe, me
arkitekturë gjirokastrite dhe me një
sipërfaqe rreth 500 m2.
Me propozimin e Kryepiskopit
të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë
Shqipërisë Prof. Dr. Anastasit dhe

me bekimin e Tij, ky kompleks u
pagëzua me emrin “Nazaref’.
Qëllimi
Ngritja e kompleksit u bë me
qëllimin që të ndihmojë ringjalljen
dhe funksionimin normal të insti-
tucioneve kishtare dhe atyre soci-
ale të Kishës Orthodhokse Autoqe-
fale të Shqipërisë. Pra, të realizojë
detyra, si: prodhim të qirinjve të çdo
lloji, që përdoren në kishë; shtypjen
e gazetës, revistës, librave apo fle-
tëpalosjeve dhe nëpërmjet tyre për-
hapjen e kulturës fetare-enciklo-
pedike; kompletimin me dokume-
nta zyrtare dhe regjistra kishtarë
të administratës së institucioneve
të kishës; kompletimin e kishave
me pajisje e orendi, si: prosqinitarë,
psalltir, banakë qirinjsh, ikona, ma­
nale e të tjera; realizimin e punëve
mirëmbajtëse e ndihmëse në objek-
tet e kishave që ndodhen pranë tij.
Pak histori
Ndërtimi i kompleksit filloi në
shkurt 1998 dhe përfundoi në dhje-
tor 1999. Gjatë muajit shtator 1999
u vendosën për herë të parë në mje­
diset e punës makinat dhe pajisjet
e zdrukthtarisë, shtypshkronjës si
dhe u kompletuan me orendi sallat
e artit të ikonave dhe ambientet e
mikpritjes.
(Vijon në faqen 4)

Kompleksi i punishteve “Nazaret”-
– një hap më shumë në rrugën e mëvetësisë ekonomike të Kishës sonë
(vijon nga faqja3)
Gjatë muajitjanar 2000 u mon-
tuan makineritë dhe pajisjet e
fabrikës së qirinjve, e cila u vu
menjëherë në punë.
Në muajin mars u atashua si
pjesë përbërëse e kompleksit edhe
fabrika e qirinjve në Berat, e cila
kishte filluar të punonte që në vitin
1992.
Në tetor 2000, sektori i ikono-
grafisë dhe restauratorëve u
shfrytëzua edhe për orët e mësimit
të nxënësve të Institutit të Formimit
Profesional “Frymë Dashurie”.
Një ngjarje me rëndësi të veça-
ntë për këtë institucion është vizita
e kryer në mjediset e tij, më 4
nëntor 1999 nga Patriku Ekumenik
Vartholomeu I.
Po kështu më 14 korrik 2001,
kompleksin e punishteve e vizitoi
dhe Rev. Dr. Konrad Raiser, Se-
kretar i Përgjithshëm i Këshillit Bo-
tëror të Ki shave dhe miq të tjerë
të kishës.
Mbi veprimtarinë gjatë
vitit 2001
Gjatë vitit 2001, kompleksi i
punishteve “Nazaret” hyri në
ciklin e plotë të prodhimeve të
parashikuara për të (përveç
sektorit të përpunimit dekorativ të
metalit).
Në sektorin e qirinjve:
U plotësuan tërë nevojat për
qirinj e llambadha të zakonshme
në të gjithë kishat e vendit. U rrit
prodhimi i qirinjve dhe llamba-
dhave në krahasim me një vit më
parë. Përmendim se në periudhën

e Pashkës u prodhuan dhe u shpër-
ndanë 17 artikuj artistikë (4 të rinj),
me një sasi prej pothuaj 50000 co-
pë. Vetëm për Pashkët e sivjetme
u prodhuan e u shpërndanë disa
miliona qirinj.
Në sektorin e zdrukthtarisë
U plotësuan tërë nevojat për ri-
parime dhe orendi të reja që kishte
Mitropolia, Shtëpia e Rinisë, Klini-
ka, Akademia, kishat e Tiranës etj.
U prodhuan artikuj të rinj, si:
banakë qirinjsh, psalltire gja-
shtëkëndorë, fron psalltiri, si dhe u
vazhdua me prodhimin e kutive
prej druri për transportimin e
qirinjve dhe të ikonave të ndryshme
me letër.
Në shtypshkronjë
Janë shtypur mesatarisht çdo
muaj 5000 gazeta “Ngjallja”, si dhe
revista “Gëzohu”, mesazhet e
festave, gazeta në anglisht, revista
e të rinjve orthodhoksë “Kamba-
nat” etj. Ndërkohë, veç broshurave
e fletëpalosjeve të klinikës, të zyrës
“Shërbimi i Dashurisë”, të Akade-
misë etj., u shtypën dhe tituj të rinj
librash, si: “Ç’është Krishti?”, “Be-
simi Orthodhoks” Vol.IV, “Prediki-
me”, “Urtësia e shekujve”, libri për
kopshtet “Libri im” etj.; u shtyp
kalendari i vogël i vitit 2002; u
rishtypën disa libra, si “Atje ku nuk
ka mjek”, “Shenja e Kryqit”, “Engol-
pioni”, 3 librat për kopshtet etj.
Prajanë shtypur gjithësej 14 ti­
tuj librash e broshurash, si dhe do-
kumentacione të ndryshme.
Në sektorin e artit ikonograjik
Janë pikturuar disa dhjetëra
ikona të madhësive të ndryshme,
si për Kishën e Patosit, Baptiserin
në Shën Vlash, Kishën e Divjakës,
Kishën e Kuçovës, të Kavajës etj.,
ndërkohë restauratorët kanë
rinovuar ikonat e përcaktuara sipas
planit të Zyrës Teknike.
Punimi me mozaikë, që nga
muaji tetor është vendosur në një
nga karavanet e sistemuar në oborr.
Gjatë këtij viti është punuar vetëm
mozaiku i Shën Astit.
Synimet për këtë vit
Të shfrytëzojmë më mirë re-
zervat, si në materiale kryesore e
ndihmëse edhe në punë. Të
evidentojmë më mirë punimet dhe
shërbimet e kryera. Të fillojmë
prodhimin e ikonave të shtypura në
letër
Të organizohet prodhimi i
qirinjve, në mënyrë që të krijohet
rezervë e vazhdueshme.
Të rritet sasia e prodhimit të
llojeve të qirinjve artistikë.
Thënia e Kryepiskopit Anastas,
se një kishë është autoqefale kur
ka pavarësinë e saj ekonomike,
është në bazë të gjithë kësaj pune
të lavdërueshme.
Për të arritur këtë është ngritur
edhe ky kompleks, i cili nga koha
në kohë shton gamën e prodhi­
meve për të furnizuar gjithë kishat
tona në vend e për të sjellë kështu
të ardhura për kishën. Shumica e
këtyre prodhimeve e punëve më
parë silleshin nga jashtë, ndërsa tani
realizohen vetë.
Këtu duhet vlerësuar puna e
gjithë kolektivit, duke nisur nga
drejtori, z. Kristofor Beduli, për të
vazhduar me specialistët, si ti-
pografi Marko Fagu, marangozët
duarartë Todi e Albert Janku; për
të vazhduar me punën e Eglës,
Vladimirit, Fatmirit, Nikos, Joanit,
Rozës, Florikës, ikonografëve e
restauratorëve etj.
Korresp i “NgjalljcT