Në një deklaratë të tetorit, kushtuar violencës që shpërtheu kohët e fundit midis palestinezëve dhe izraelitëve, Komiteti Ekzekutiv i KBK, thekson ndër të tjera, se “Siç ngjarjet treguan në mënyrë tragjike, nëse palët nuk janë në gjendje të arrijnë një marrëveshje që përfshin Jeruzalemin, dhuna do vazhdojë në rrugët e Qytetit të Shenjtë”.
Komiteti riafirmoi bindjen e Këshillit Botëror të Kishave, se zgjidhja e Jeruzalemit i takon, para së gjithash, palëve direkt të interesuara, por se Kishat e Krishtera dhe komunitetet çifute e muslimane kanë një rol themelor në kontekstin e negociatave.
Komiteti Ekzekutiv i KBK nxit palët në konflikt të kenë kurajon të heqin dorë nga rivendikimet e dalluara për njëanshmëri, për të pasur një qytet të hapur për të gjithë, një qytet bashkëjetese, ku hyrja për në vendet e shenjta dhe liria e besimit është e siguruar për besimtarët e të gjitha feve.
Gjithashtu, në tekst afirmohet mbështetja për ato që janë shprehur në deklaratën e patriarkëve dhe përgjegjësve të komuniteteve të krishtara të qytetit, të 26 shtatorit 2000, në të cilën afirmohet, se Jeruzalemi “duhet të jetë një instrument paqeje”.