Komisioni i Këshillit Botëror të Kishave (CCIA) për Çështjet Ndërkombëtare
rifokuson punën për migracionin, lirinë fetare, sigurinë dhe zhvillimin
– Takimi i 50-të, që nga themelimi në vitin 1946, i Komisionit u organizua nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë,
në Manastirin e Ri të Shën Vlashit, në Durrës, nga 2-8 tetor 2010. Kryepiskopi Anastas është President i WCC. –
Tema qendrore e këtij takimi është në përputhje me mandatin e Komisionit qysh në vitet e tij të hershme. Ky komision u themelua si pjesë e Këshillit Botëror të Kishave (WCC), i cili ishte vetë ende në procesin e formimit, që të merrej me mbrojtjen dhe sistemimin e njerëzve të shpërngulur nga Lufta e Dytë Botërore, si dhe të dëgjohej zëri i tyre për çështjet me interes të përbashkët, veçanërisht për lirinë fetare.
Gjatë takimit të fundit u bënë të njohura fushat ku do të përqendrohet puna e CCIA nëpërmjet grupeve të punës, pikërisht: “Paqja dhe siguria”, “Dinjiteti dhe të drejtat e emigrantëve e të punëtorëve migrues”, “Liria e fesë” dhe “Paqja në Komunitet “. Grupi i fundit do t’i kushtojë vëmendje të veçantë Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit dhe ndikimeve të tyre.
“Liria e fesë duhet të njihet si një e drejtë e njeriut”, tha Rev. Kjell Magne Bondevik, ish- kryeministër i Norvegjisë, në raportin e tij si moderator i CCIA. Ai gjithashtu theksoi se mbrojtja e vendeve të shenjta duhet të quhet pjesë e promovimit të paqes midis feve dhe popujve.
Grupi i punës për lirinë fetare, do t’i kushtojë vëmendje të veçantë marrëdhënieve shtet-kishë dhe dialogut e bashkëpunimit ndërfetar. Në fu- shën e migracionit, komisioni identifikoi si shqe- tësime të veçanta mungesën e shtetësisë dhe të trafikimit të qenieve njerëzore. Një përparësi tjetër është mbështetja e kishave në situata kon- fliktuale në Afrikë, Azi, Amerikën Latine dhe në Lindjen e Mesme.
Komisionerët e shohin Mbledhjen Eku- menike Ndërkombëtare të Paqes (IEPC), në maj 2011, që do të mbahet në Kingston, Xha- majka, si një mundësi për të përgatitur një bazë konceptuale për iniciativat ekumenike të paqes, përtej afatit të Dekadës për Kapërcimin e Dhunës (2001 – 2010).
“Qëllimi i IEPC është që të angazhohen më shumë kisha në potencialin kolektiv ekumenik, për të punuar për paqen, duke u përqendruar rreth çështjeve kryesore të paqes dhe kërcëni- meve të dhunës në fillim të shekullit të 21-të,” – tha në takim Sekretari i Përgjithshëm WCC, Rev. Dr. Olav Fykse Tveit.
“Të dyja fushat programit të ri të identi- fikuara nga CCIA, për periudhën deri në Kuvendin e ardhshëm të WCC, më 2013, synojnë mbështetjen e dinjitetit dhe të të drej- tave të emigrantëve, dhe, së dyti, të lirisë së fesë. “Kishat anëtare kanë kërkuar që WCC të përfshihet më shumë në këto dy fusha”, tha Dr. Mathews George Chunakara, drejtor i
Zgjedhja e Manastirit të Shën Vlashit, në Durrës, Shqipëri, për mbledhjen e Komisi- onit, kishte një veçori frymëzuese. Pritës i saj ishte Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, e “ringjallur” në vitin 1991, pasi praktikisht ishte eliminuar nga regjimi ko- munist, i cili kishte sunduar vendin që nga viti 1944 dhe, më 1967 e kishte deklaruar shtet ateist, duke ndaluar të gjitha format e shprehjes dhe lirisë fetare.
“Kisha në Shqipëri është bërë një she- mbull i fuqisë së kryqit dhe ringjalljes, një shenjë e rëndësisë së shpresës dhe adhurimit, e faktit se sa e rëndësishme është që të adhu- rojmë Perëndinë dhe jo “zotat” e sajuara nga njeriu”, tha Sekretari i Përgjithshëm i WCC, Rev. Dr. Olav Fykse Tveit.
Në dekadat e hershme të sundimit komu- nist, të krishterët e Shqipërisë pësuan të njëj- tin lloj persekutimi si besimtarët në vendet e tjera komuniste. Por, pas vitit 1967 perseku- timi ishte total. Qindra kisha u rrënuan dhe
Programit WCC për Çështje Ndërkombëtare. “Komisioni vuri në dukje se, gjithnjë e më shumë, një numër i madh emigrantësh dhe punëtorësh emigrantë nga Afrika, Azia, Amerika Latine, Lindja e Mesme dhe rajoni i Paqësorit po shfry- tëzohen e po kthehen në viktima të trafikimit të qenieve njerëzore dhe të dhunimit të të drejtave të njeriut”, shtoi ai.
shumë të tjera u kthyen në magazina, stalla apo kinema. Pothuajse të gjitha manastiret u shkatërruan ose u kthyen në kazerma të ushtrisë.
Me përmbysjen e regjimit totalitar në vitin 1991, si shoqëria, ashtu dhe Kisha kanë pë- suar ndryshime radikale. Reformat politike hapën rrugën për ringjalljen e Kishës në Shqipëri. Një ringjallje dhe zhvillim i dukshëm filloi që të rrezatojë në shumë sektorë socia- lë. Nga ringritja e Kishës Orthodhokse Auto- qefale të Shqipërisë ka përfituar zhvillimi shoqëror në përgjithësi, për shembull në fushat e shëndetësisë dhe arsimit.
Në prill 2010, kreu i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Kryepiskopi Anastas, i cili është gjithashtu President i WCC, u dekorua me çmimin më të lartë të vendit së bashku me tre udhëheqësit shpirtë- rorë të besimeve myslimane, katolike dhe bashkësisë bektashiane, në njohje të meritave të tij në fushën e dialogut ndërfetar.
Materiali u mor nga siti i Këshillit Botëror të Kishave – www.oicumene.org
Një “Kishë e ringjallur”