EmailFacebookKontakt

Kolkondas, Fier – Kremtim madhështor i Shën Kozmait

Kolkondas, Fier

Kremtim madhështor i Shën Kozmait

Më 24 Gusht, Kisha kremton dhe nderon kujtimin e hirshëm të hierodëshmorit të lavdëruar Kozma nga Etolia. Myzeqeja është vendi në të cilin ky shenjtor i madh mori kurorën e lavdisë, duke u martirizu- ar për emrin e Krishtit. Pikërisht në Kolkondas, në datat 23 dhe 24 gusht 2011, erdhën me mijëra besimtarë për ta nderuar shenjtin dhe për të kërkuar ndërmjetimet e tij të vyera pranë Perëndisë. Pelegrinë të shu-

mtë nga vende të ndryshme të Shqi- përisë, por edhe besimtarë të ardhur nga Greqia u mblodhën me rastin e këtij panairi të madh.

Shërbesat filluan me Mbrëmë- soren e festës, pasditen e datës 23 gusht, vijuan më pas lutje të ndry- shme përgjatë gjithë mbrëmjes në praninë e shumë shpresëtarëve, të cilët ishin përgatitur për të kaluar natën në Manastirin e Shën Kozmait. Të nesërmen u krye Shërbesa e Më-

ngjesores, si dhe Liturgjia Hyjno- re. Ashtu si çdo vit këto shërbesa i drejtoi Mitropoliti i Beratit, Imzot Ignati. Bashkëmeshuan midis shumë priftërinjve të Mitropolisë së Beratit, edhe disa klerikë të ardhur nga vendi ynë fqinj, Greqia.

Me shpresëtari shumë besimta- rë u kunguan me Trupin dhe Gjakun e Zotit Krisht. Gjithashtu u krye për nderin e Shën Kozmait bekimi i pesë bukëve, i grurit, si dhe në fund

shërbesat u mbyllën me litaninë madhështore përqark manastirit.

Në mesazhin e tij për këtë festë, ndër të tjera Imzot Ignati theksoi:

“Shën Kozmai kishte një dashu- ri dhe respekt të veçantë për Hyjli- ndësen. Besonte, se personi i së Të- rëshenjtës, është çelësi i besimit dhe se besa te misteri i së Tërëshenjtës dhe Hyjlindëses na dallon nga ateistët dhe heretikët.

(vijon në faqen 4)

(vijon nga faqja 3)

E Tërëshenjta është Eva e re. Nëse nga Eva e parë trashëguam mëkatin dhe vdekjen, nga Eva e dytë, Hyjlindësja, trashëguam çlirimin dhe jetën. Thotë edhe një koment teologjik të bukur Shën Kozmai. Gruaja e parë, Eva, lindi nga bri-

nja e burrit, e Adamit. Kishte borxh gruaja tek burri. I detyrohej jetën. Vjen Eva e re, e Tërë- shenjta, dhe shlyen borxhin në gjininë e burrit. Ashtu si pa grua lindi gruaja e parë, kështu pa burrë, Eva e re, e Tërëshenjta lindi njeriun e ri, Perëndinjerinë.