Gjatë muajit maj, Kolegji Universitar “LOGOS” mirëpriti në mjediset e tij qindra maturantë të shkollave të mesme të Tiranës. Mikpritje virtuale u ofrua edhe për shumë shkolla nga i gjithë vendi që u lidhën online. Ky aktivitet kishte në fokus edhe mbështetjen e maturantëve lidhur me përgatitjen për provimin në lëndën e ekonomisë dhe orientimin e tyre për zgjedhjen e programit të studimit.
Gjatë këtyre ditëve gjimnazistët u njohën me mjediset e universitetit, stafin, lehtësirat e krijuara, programet e studimit dhe si lidhen ato me tregun e punës. Gjithashtu, ata u bënë pjesë edhe e një seri leksionesh për lëndën e ekonomisë, të cilat u mbajtën nga Fakulteti Ekonomik gjatë këtyre ditëve, nga Dr. Olda Cico, Dr. Ermira Spahaj, Dr. Ledia Sula dhe Dr. Blerta Avdia.
Ky cikël leksionesh u mbyll me leksionin e hapur me temë: “Të studiosh Ekonomi, rrit mirëqenien dhe stabilitetin e individit dhe shoqërisë”, mbajtur nga Prof. Dr. Artur Ribaj, Dr. Anila Bani dhe Prof. Dr. Lindita Lati. Përveç pjesëmarrjes së maturantëve në auditor, një numër shumë i madh i tyre ishin edhe online.
Përgjegjësja e Zyrës se Çështjeve Studentore dhe Këshillimit të Karrierës, Msc. Anisa Duka informoi lidhur me programet e studimit që ofron Kolegji Universitar “LOGOS” dhe si lidhen këto me tregun e punës, për të pasur një karrierë të sigurt, të qëndrueshme dhe afatgjatë.
Ky aktivitet kishte në fokus mbështetjen e maturantëve në përgatitjen për provimin në lëndën e ekonomisë dhe orientimin e tyre për zgjedhjen e programit të studimit.