EmailFacebookKontakt

Koha

Koha
Koha është pa dyshim një nga misteret më të
mëdha ku shkenca përpiqet të bëjë kërkime. Mjaft
njerëz kanë dhënë mendime për të, por nuk kanë arri-
tur të perceptojnë kuptimin e saj të vërtetë. Ata që e
përjetuan thellësisht sensin e kohës ishin shenjtorët,
sepse ata nuk e kërkojnë kohën, por e jetojnë atë.
Misteret e Kishës përjetohen e nuk kërkohen. Be-
simtari brenda mistereve të kishës e në mënyrë të
veçantë me Liturgjinë Hyjnore, jeton përtej kohës dhe
nëpërmjet saj ai pret jetën e përjetshme: Lindja e
Krishtit, Rrethprerja e Tij, Pagëzimi i Tij, janë për
të krishterin ngjarje që ai i përjeton në çdo kohë.
Ndaj edhe Kisha jonë përdor të kremtet liturgjike,
domethënë përgjatë shërbesave thuhet: – Sot Krishti
lindet, sot Krishti pagëzohet etj. Të gjitha këto ngja­
rje që kremtohen kanë karakter mbikohor. Një mijë
vjet janë si ditë e vetme. Krishti qëndron i pandry-
shuar në kohë. Kuptimi i kohës kapërcehet vetëm
me përjetësinë, mjafton që brenda kohës të hyjë Pe-
rëndia i përjetshëm. Sekreti që mund ta shndërrojë
kohën në përjetësi është vetëm dashuria e Perëndisë.
Në të vërtetë, koha është dhurata e jetës, të cilën
na e fali Perëndia, për të fituar parajsën që humbëm.
Koha për ne të krishterët është flori. Perëndia na e
jep atë për të punuar për të mirën e për të treguar da-
shurinë tonë ndaj njerëzve. Apostull Pavli na këshi-
llon: “Gjersa kemi kohë, le të punojmë për të mirën”
(Galat. 6: 10).
Pra, tani kemi kohë që t’u bëjmë të mirë të gji-
thëve. Koha, orët, minutat, nuk na përkasin neve,
por janë dhurata, që na i dha Perëndia për t’i shfry-
tëzuar, sa të jemi gjallë dhe sa të kemi kohë, për
shpëtimin e shpirtit tonë.
Koha na u dha për të fituar Mbretërinë e Qiejve,
duke u përpjekur gjatë gjithë ditëve të jetës sonë.Vlerën
e kohës do e ndiejmë në çastet e fundit të jetës sonë,
pikërisht atëherë do të dëshironim që të kishim edhe
pak kohë për t’u përgatitur për të fituar përjetësinë.
Le të vërejmë, se sa vlerë kanë qoftë disa minuta
të vetme për t’u penduar e për të rilindur shpirtërisht:
… Në mëngjesin e 22 dhjetorit 1849 Dostojevskin
e çuan për ta ekzekutuar në Petërburg. Në çastin që
po i lexonin vendimin, instiktivisht në mendjen e tij
kalonte gjithë jetën e shkuar. U ekzekutuan tre të pa-
rët. Ai ndodhej në freshen pasardhëse. I kishin ngelur
vetëm pesë minuta. Nga këto llogariti kohën për të
përshëndetur shokët, si dhe për të parë për herë të
fundit përreth. Dhe, kur i ngelën edhe rreth dy
minuta kohë, i veçoi që të kujtonte për herën e fundit
veten, të shkuarën e tij. Por fatmirësisht në atë çast,
ndërsa priste të dëgjonte urdhrin “Zjarr!”, mbërriti një
makinë, nga ku zbriti një oficer me një letër në dorë,
sipas së cilës i falej jeta dhe i ndryshohej lloji i dënmit,
në katër yjet internim në Siberi.
Kështu pra, e kthyen përsëri në burg, nga ku e
kishin marrë atë mëngjes. I mbyllur brenda, pas një
sprove të tillë, do t’i jepej sërish rasti për të menduar
të kaluarën e tij, por tani nuk do të ketë vetëm disa
minuta të vetme, por ditë të tëra.
Ndaj, le të shpresojmë dhe le të urojmë që edhe
koha që na jepet në këtë vit të ri Vit të Ri, për secilin
nga ne, të përdoret për paqe dhe krijimtari dhe
sidomos, për të lavdëruar Perëndinë, për këtë
dhuratë. Andrea Llukani