Një legjendë thotë: Në Veri, në vendin që quhet Zvitjot, lartësohet një shkëmb 100 milje i lartë dhe 100 milje i gjerë. Një herë në 1000 vjet në atë shkëmb vjen një shpend për të mprehur sqepin e tij. Kur i gjithë shkëmbi do të jetë thërmuar nga goditjet e sqepit të shpendit, atëherë do të ketë kaluar vetëm një ditë e përjetësisë! Por, përjetësia jonë varet plotësisht nga përdorimi i mirë prej nesh i çdo çasti të kohës sonë.