të trashëgimisë bizantine
Ata që punuan për Kishën tonë
në ndër objektet më me
vlerë dhe më të rralla,
që plotësojnë mozaikun
e pasur, të larmishëm të
trashëgimisë sonë kultu-
rore në fushën e botime-
ve të traditës kishtare
bizantine. Numri i kodi-
këve të kopjuar në ki-
shat e manastiret shqi-
ptare i kalon të 100 ek-
zemplarët. Por, ky nuk
është kufiri dhe numri i
plotë i evidentimit të ty
re. Kërkimet e vazhdue-
shme në vitet e fundit
kanë bërë të mundur
evidentimin e mjaft ko-
dikëve të rinj, që ruhen
në biblioteka familjare,
të cilat të marra së ba-
shku e pasurojnë gjeo-
grafinë e shpërndarjes
dhe krijimit të tyre.
Dëshmitë e para për
kodikët i jep studjuesi
francez P.Battifoli, në
vitin 1885, i cili në Berat
mbeti i habitur nga zbu-
limi që bëri. Ai evidentoi
3 kodikë krisografikë të
stilit bizantin, të shkru-
ar me ar dhe argjend, në
një kohë që lista e ve-
prave të tilla nuk formo-
nte as një dyzinë ekzem-
plarësh të shpërndara
në bibliotekat dhe muze-
të më të mëdha të botës.
Më i rëndësishmi dhe
më i lashti prej tyre ësh-
të, padyshim kodiku që
njihet me emrin “kodex
purpureus Beratinos”
(kodiku i purpurt nga
Berati). Ky kodik, në for-
mën që arriti deri në di-
tët tona kishte 190 fletë
pergamene të ngjyera
me të kuq të thellë (pur
pur). Ai është shkruar
me gërma argjendi të
tretur, me përjashtim të
disa faqeve, ku disa fjalë
janë shkruar me ar. Ko
diku në Çalë ka si kohë
lindjeje shekullin e 6-të.
Kodiku i dytë për nga
rëndësia dhe vjetërsia ë-
shtë ai me emrin “codex
aureus Anthimi” (kodi
ku i artë). Ndryshe nga
i pari, ky kodik është
shkruar në pergamene
me gërma ari të tretur.
Si vëllim kodiku i artë, i
cili i takon shekullit IX,
është më i madh. Ai ka
413 fletë dhe është i
shkruar me gërma të një
tipi të ri, të rrumbulla-
kët dhe me bishta, të
quajtur korsiv minu-
skul. Kodiku ka një or-
namentikë shumë të
pasur dhe katër minia-
tura.
Kodikët e shumtë që
kanë mbërritur deri në
ditën e sotme janë të
larmishëm. Ata janë
shkruar me fletë perga-
meni dhe në fletë letre.
Në 10 kodikët e punuara
mbi fletë pergameni gër-
mat janë shkruar me ar
dhe argjend të derdhur,
të cilat janë plotësuar
me miniatura e vinjeta
ari e argjendi, ndërsa 35
kodikët e tjerë, të punu-
ar me fletë pergameni,
janë të shkruara vetëm
me bojë. Përsa i përket
përmbajtjes ata mund t’i
ndajmë në mujore, un-
gjij, monokanone, psal-
me etj. Në kodikët me
përmbajtje teologjike
përfshihen tekste të
Dhiatës së Vjetër, si
Pendatenku, Oktoten-
ku, Psaltore, tekste të
Dhiatës së Re, si dhe
tekste të dobishme për
shpirtin. Krahas tyre
gjejmë kodikë me mu-
zikë kishtare bizantine,
kodikët me tekste filolo-
gjike e historike, të cilat
nuk janë të shumta; ko-
dikët me përmbajtje
juridike e mjekësore etj.
Kodikët shqiptarë, si
prodhime vendase, e vë-
rtetojnë më së miri qy-
tetarinë e tyre. Dëshmi
më e qartë për këtë janë
tekstet ose anëshkrimet
e kodikëve. Në përmba-
jtjet e tyre përmenden
emra të qytyteve e fsha-
trave shqiptarë, ngja-
(vijon në faqen 10)
At Naum Xhana li-
thesare të vyera të trashëgimisë bizantine
(vijon nga faqja 9)
rje të caktuara historike etj.
Kështu, në kodikun e Manasti-
rit të Shën Kozmait, përmen-
den 86 emra fshatrash, nga të
cilat 74 prej tyre gjenden edhe
sot në afërsi të këtij vendi. Në
vetvete këto shënime përbëjnë
kronikat e kohës, arkivat e mi-
rëfillta, që plotësojnë burimet
dokumentare mesjetare. Për ta
konkretizuar për sa thamë më
lart, po e ilustrojmë me shëni-
min që gjejmë në Kodikun Nr.4
të Beratit, që na njeh me një
tërmet të madh, i cili ka rënë në
8 mars 1701: “Në mesnatë, du
ke u gdhirë e diela ra tërmet i
madh, u çanë kisha dhe ranë
shtëpia, u hap toka; kështjella
e Tepelitent (Tepelenit) ra e gji-
tha, u vranë 300 shpirt…” Në
mjaft kodikë gjejmë emrin e
kopjuesit, kohën e përfundimit
të dorëshkrimit, vendin e pu-
nës, emrin e personit që e ki-
shte paguar për përgatitjen e
tij etj. Këto shënime edhe pse
fragmentare, janë një tjetër dë-
shmi që tregon, se në këto qe-
ndra kishtare apo manastire
kopjoheshin kodikë të porosi-
tur nga paria feudale apo kish
tare dhe që shkruheshin prej
vendasve.
Si shembull mund të sjellim
Kodikun Nr.50 të Beratit, ku
në anëshkrimin e tij bëhej Qu
id për shkruesin Theodhor, të
cilin e kish ngarkuar sundim-
tari i kësaj treve, Teodor Muza-
ka, për ta përfunduar sa më
shpejt. Kjo ishte arsyeja që
shkruesi i lartpërmendur u
mbyll në kalanë e Skraparit,
për ta mbaruar në kohën e du-
hur.
Kalendari i Liturgjive Hyjnore – Prill 1998
emra të tjerë. Në kodikun
Nr. 13 gjejmë emrin e Filip
Anastasit nga Voskopoja, që ka
datën 30 mars 1729. Ai është
porositur nga Papa Johani, Ni-
kolla Anastasi dhe bijtë.
Edhe në shënimet e kodikut
Nr.91, që mban datën 4 shtator
1756, gjejmë emrin e peshkopit
të Beratit, Joasafit, i cili na
informon se Kristothia është
përkthyer nga gjuha latine në
gjuhën greke nga i dituri, i rë-
ndësishmi, i shkëlqyeri Andon
Bizantini, profesor në shkollën
e Konstandinit.
Shembuj të tillë mund të sje
llim shumë, por dhe sa cituam,
mjaftojnë për të vërtetuar, se
kodikët përgatiteshin nga
shkrues shqiptarë, sipas poro-
sisë të parisë vendase e me
shpenzimet e tyre, që më vonë
ose mbeteshin në pronësinë e
tyre ose kalonin në pronësinë
e institucioneve fetare venda
se.
Duke gjykuar për numrin e
madh të kodikëve që kanë
mbërritur deri më sot, mund
të themi se vendi ynë mund të
krenohet për këtë pasuri të vy-
er dhe vlerat që mbartin.
Njëkohësisht formon një ide të
qartë për vazhdimësinë e tra-
ditës së pandërprerë, të cilën
e hasim gjatë gjithë periudhës
së mesjetës, për një shoqëri të
ngritur, të zhvilluar dhe të
emancipuar, në të cilën shkri-
mi si mjet komunikimi kultu-
ror luante, padyshim një rol të
rëndësishëm. Ata shkruheshin
sepse sillnin mesazhin shpirtë-
rof^ë u përcillej njerëzve nga
dijetarët e ditur që i shkruanin
e dinin t’i lexonin; përhapnin,
studionin dhe zbërthenin lë-
ndën e gjerë e të larmishme të
ushqimit shpirtëror që për-
mbajnë këto tekste të pazëve-
ndësueshme të letërsisë ki
shtare.
Duke gjykuar nga kjo tra-
shëgimi e pasur kulturore, që
ka mbërritur deri në ditët to-
na, nuk mund të rrimë pa për-
mendur dhe evidentuar ko-
ntributin e paçmuar të vetë po
pullit tonë, që i krijoi dhe i
ruajti si sytë e ballit. Me ve-
tëdijen kombëtare të tij, ai
sfidoi invazionet më të fuqi-
shme të kohërave dhe gjejmë
shembuj të papërsëritshëm në
mbrojtjen e vlerave dhe kultu-
rës kombëtare. Ato mbijetuan
falë kujdesit të popullit… E
fshehta u ruajt me fanatizëm
për vite e vite të tëra nga breza
njerëzish dhe klerikësh atdhe-
tarë edhe kur ndaj tyre ushtro-
hej presion dhe raprezalje…
Kështu veproi dhe At Nasi
Papapavli, që e ruajti misterin
e kodikëve të fshehur beratas
deri në pragun e ndarjes së tij
nga jeta.
Dhe falë këtij kujdesi, si
dhe punës së lodhshme, të mu-
ndimshme të studiuesve tanë
të njohur, Prof. Aleks Buda,
Theofan Popa, Dhimitër Be-
duli, për leximin, deshifrimin
e klasifikimin e tyre, ato i janë
rikthyer sërisht popullit dhe
kulturës kombëtare si reliket
më të vyera të trashëgimisë
kulturore kishtare bizantine.
Dhimitër Dishnica
(Marrë nga referati në konferen-
cën “2000 vjet krishterim
dhe qytetërim shqiptar”)