EmailFacebookKontakt

Kodikët e Shqipërisë spikatin në Bullgari

Kongresi i 22-të Ndërkombëtar i Studimeve Bizantine

Rreth 1200 studiues nga 46 vende të Evropës, të Azisë, të Australisë, Amerikës Latine dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës morën pjesë në Kongresin e 22-të Ndërkombëtar të Studi- meve Bizantine, i cili u mbajt në Sofje të Bullga- risë në datat 22-27 gusht. Kongresi u organizua nga Lidhja e Studiuesve Bizantinë dhe Mesjetarë në Bullgari nën kujdesin e UNESCO-s dhe të Presidentit të Republikës së Bullgarisë, z. Georgi Parvanov. Punimet e Kongresit u mbajtën në mjediset e Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit”. Ky Kongres ishte një nga evenimentet më të mëdha shkencore të organizuara në Evro- pën Juglindore prej dekadash dhe njëkohësisht renditet i dyti për nga numri i pjesëmarrësve pas atij të Moskës, zhvilluar në vitin 1991, i cili mblodhi rreth 2000 studiues. Kongresi i Studime- ve Ndërkombëtare Bizantine organizohet 1 herë në 5 vjet dhe ka shumë konkurrencë mes vende- ve pritëse të tij. Për herë të parë Bullgaria mirëpriti Kongresin e 4-t Ndërkombëtar të Studimeve Bizantine në vitin 1934. Ajo u zgjodh përsëri për të qenë vendi pritës i këtij Kongresi nga kon- kurrimi me Turqinë dhe Republikën e Qipros. Kësisoj, Kongresi u mblodh për herë të dytë në Sofje pas 77 vjetësh dhe ishte i pari, i organizuar në një vend ballkanik, që nga Kongresi i Athinës më 1976.

Në këtë Kongres u vu re një interes i madh nga ana e studiuesve bizantinë nga e gjithë bota. Përmendim këtu emra të dëgjuar si prof. Peter Schreiner, President i Lidhjes Ndërkombëtare të Studimeve Bizantine, prof. Johannes Koder, drejtor i Institutit të Studimeve Bizantine dhe Neohelene në Akademinë e Shkencave të Vjenës, prof. Heintz Miklas, drejtues i kërkime- ve në Studimet Sllave në Austri, prof. Cyril Mango, i Universitetit të Oxford-it, Evangelos Chrysos, bizantinolog i shquar grek, etj.

Zgjedhja e temës së Kongresit “Bizanti pa kufij” rrekej të hidhte dritë mbi rolin e kësaj pe-

randorie të madhe në botën mesjetare, si edhe të çmonte vlerat e saj të pandërprera në epokën e sotme. Perandoria Bizantine është ruajtur jo vetëm në termat gjeografikë, por gjithashtu ajo konsiderohet edhe si simboli shpirtëror i trashë- gimisë kulturore që i është lënë gjeneratave. Një prej themeluesve të studimeve bizantine, Alfred Rambeau, pohon se misioni historik i Bizantit konsistonte në mbrojtjen dhe ruajtjen e dijes së Lindjes, të Antikitetit, të shkencave rrezatuese të lashtësisë si edhe në trashëgimin e saj buja- risht në të gjithë Evropën. Në këtë kuptim, Bizanti është me të vërtetë një vend pa kufi.

Ky Kongres mbartte specifikën e tij, sepse është mbajtur në një atmosferë interesi të ve- çantë ndaj kërkimeve shkencore në fushën e arkeologjisë dhe të filologjisë për vendet ballka- nike. Gjithashtu, ai përfaqësohej në pjesën dërr- muese nga shkencëtarë të rinj dhe nga një qas- je ndërdisiplinore, e prezantuar nga një gamë e larmishme këndvështrimesh studimore bizantine, si Filologji, Paleografi dhe Kodikologji, Ar- keologji dhe Histori, Histori Arti dhe Muzikë, Teologji dhe Filozofi, Ekonomi, Politikë, Jetë Urbane etj. Në Kongres nuk munguan edhe pu- nime nga studiues të huaj që lidheshin me hapësirën shqiptare gjatë periudhës bizantine. Ndër to përmendim punimin me temë “Dorë- shkrimet muzikore të Ohrit dhe të Tiranës”, të Asen Atanasov, nga Akademia e Shkencave të Bullgarisë; punimin me temë “Prirjet stilistike dhe paradokset ikonografike të pikturës murale në territorin e Shqipërisë së sotme”, të Ralitsa Russeva, nga Akademia e Shkencave të Bullgarisë; punimin me temë “Bizanti në hapësirën perëndimore të pe- randorisë; kisha Fjetja e Shën Mërisë në Labovën e Kryqit, në Shqipërinë e Jugut” të Ana Christidou nga Instituti Caurtauld i Londrës; punimin me temë “Një paraqitje bizantine e Hyjlindëses “banesa e të panxënit”

në një kishë në Shqipërinë Juglindore”, të studiuesit Ioannis Vitaliotis, nga Akademia e Shkencave të Athinës; punimin me temë “Një zonë peshkopale: rasti i Bylisit në shek. e VI-të”, të studiuesve Pascale Chevalier (Universiteti Clermont-Ferrand, Francë), Nicolas Beaudry (Universiteti Quebec a Rimouski, Kanada) dhe Skënder Muçaj, punimin me temë “Koleksioni bizantin dhe pasbizantin i kodikëve të Arkivit Qendror Shtetëror të Tiranës dhe një konkor- dancë mes Katalogut të J. Kodder & E. Trapp dhe rendit aktual të kodikëve në AQSh” të studiuesve Sokol Çunga (Arkivi Qendror i Shte- tit) dhe Andi Rëmbeci (Departamenti i Historisë, Universiteti i Tiranës) etj.

Në mjediset e Universitetit të Sofjes, ku zhvi- lloheshin punimet e Kongresit, u çel edhe një panair libri, ku institucione shkencore dhe shtëpitë botuese nga e gjithë bota ofruan botimet e tyre në lëmin e studimeve bizantine. Punimet e Kongresit u shoqëruan, gjithashtu, edhe me çeljen e një varieteje ekspozitash, si ajo në Krip- tën e Katedrales “Shën Aleksandër Nevsky”, në Muzeun Historik të Sofjes, në Galerinë Ko- mbëtare të Arteve të Huaja etj. Kjo e fundit mirëpriti një ndër ekspozitat më të rëndësishme me temë “Shkëlqimi i Bizantit. Dorëshkrime Greke të Dekoruara të Ballkanit”. Kjo ekspozitë paraqet kodikë grekë të dekoruar që datojnë nga shek. VI-XVIII dhe vijnë nga koleksione të vendeve të ndryshme të Ballkanit, si Sofja, Plovdivi, Beogradi, Ohri, Kaleniku dhe Tirana.

Në fund të punimeve të Kongresit u krye sipas traditës edhe zgjedhja e presidentit të ri të Lidhjes Ndërkombëtare të Studimeve Bizantine si edhe e vendit pritës të Kongresit të radhës Ndërkombëtar të Studimeve Bizantine. Postin e presidentit e mori znj. Judith Herrin, Profesor Emerita i Studimeve të Antikitetit të Vonë dhe të Bizantit në “King’s College”, në Londër.