EmailFacebookKontakt

Kodër e Shenjtë në lindje të fshatit Sheqishtë

Kodër e Shenjtë në lindje
të fshatit Sheqishtë
Kur shkon atje befasohesh,
sepse ndodhesh në mes të ki-
shave dhe vendeve të shenjta,
gjithsej nëntë, në një rreze jo
me shume se 200 m: Kisha e
Shën Marisë, kisha e Shën
Trifonit, (manastiri), kisha e
shembur^e Shën Sotirit dhe
vëndet e shenjta: Shën Ana,
Shën Llukaj, Shën Argjenda,
Shën Prokopi, Shën Filipi,
Shën Joani.
Sipas gojëdhënave, kjo ko-
dër ka qenë një qendër e ba-
nuar e rëndësishme për ko-
hën, e quajtur Novo. Qëndra
e kësaj qyteze ishte manastiri
i Shën Sotirit. Këtu funksi-
nonte edhe shkolla greke, e
dëgjuar në këtë trevë, nga ka-
në dalë edhe shumë priftërinj.
Kisha e Shën Trifonit është
ndërtuar me interesimin e një
kallogreje e quajtur Vida dhe
me kontributin e popullit. Në
murin e kësaj kishe ndodhen
dy data të restaurimit, një në
vitin 1847 dhe një në vitin
1929. Kisha e Shën Marisë
është rindërtuar në vitin 1995
me interesim e drejtpërdrejtë
të Kryepiskopit tonë, Krye-
hirësisë së Tij Dr. Prof.
Anastasit.
Me ardhien e pushtuësve,
qyteza e rëndësishme për ko-
hën u shkatërrua si shumë
qendra të tjera; të njëjtin fat

Pier
pësuan edhe kishat. Pikërisht
për këtë populli ka thurur
vargje:
O Pirro medet.
Ku do t’i bëjmë Pashkët
sivjet,
në Athinë apo Përmet,
në Pojan me të uërtetë
apo ne Νουο të shkretë?
(Vargjet vazhdojnë)
Nepërmjet këtyre vargjeve
kuptojmë se ç’do gjë është rra-
fshuar dhe populli nuk ka se
ku t’i bëjë Pashkët.
Më pas, diktatura 50-vje-
çare u mundua të shkallmojë

ndërgjegjen e këtyre njerëzve,
por nuk mundi t’ia^ajrijë që-
llimit; Zoti triumloi mbi sa-
tanain dhe këta besimtarë u
çliruan njëherë e përgjith-
monë, për të vazhduar jeten
e tyre të bukur gjithmonë me
Krishtin.
Edhe sot besimtarët e
Sheqishtes, të vjetër e të rinj,
e ruajnë këtë kodër të shenjtë
si simbol të jetës, besimit, të
shpresës dhe dashurisë për
Zotin Krisht dhe parimet e
Krishtërimit. Ndaj edhe u
përpoqën të mblidhnin fonde,
që të kontribuonin edhe ata
në rindërtimin e kishës së
rrënuar të Shën Sotirit. Dhe
çasti erdhi.
Me 29 mars, me bekimin e
Kryepiskopit, At Ilia Bita
shkoi në Sheqishtë dhe bëri
bekimin e themeleve të kësaj
Kishe. Shërbesa e ajazmës u
krye me pjesëmarrjen e
qindra njerëzve të moshuar,
të rinj dhe fëmijë, që fa-
lenderonin Fortlumturinë e
Tij Anastasin, për interesimin
e tij të madh në ringritjen e
kishave tona, në rikthimin e
besimit të patundur dhe
rimbjelljen e dashurisë dhe të
respektit tek Zoti ynë Jisu
Krisht.
R. B.