EmailFacebookKontakt

Kishëza në anije dhe trena

NGA BOTA E KRISHTERË
Rust
Kishëza në anije dhe trena

Disa kohë më parë Kisha Orthodhokse Ruse
kishte krijuar anijet-kishë, të cilat lundrojnë në
lumenjtë kryesorë të vendit. Së fundi, një marrëve-
shje e ngjashme është bërë me hekurudhat (tashmë
të privatizuara), për të realizuar vagonë-kisha. Kjo u
bë e njohur në maj, gjatë shërbesës së bekimit të një
paraklisi në stacionin e “Bjellorusisë”, në qendër të
Moskës, shërbesë që u krye nga Patriku Aleksej II.
Tërëshenjtëria e Tij shprehu kënaqësinë për këtë
marrëveshje, që do bëjë të mundur qarkullimin e këty-
re vagonëve-kisha në të gjithë territorin e Rusisë. Pak
kohë më parë, me hekurudhat ishte nënshkruar edhe
një marrëveshje tjetër, për të mundësuar shpëmdarjen
e botimeve kishtare në trenat e linjave kryesore.
Që nga viti 1999 anijet-kisha lundrojnë mbi Vollgë
dhe shumë lumenj të Siberisë, për t’u shërbyer komu-
niteteve që nuk kanë kisha dhe klerikë, si duke kryer
shërbesat orthodhokse ashtu edhe duke dhënë një
ndihmë humanitare në këto zona, ku shpesh mungoj-
në edhe strukturat sociale elementare.