Kishë Orthodhokse në Antarktidë
Edhe kontinenti me klimë më të ashpër, Antarktida, ka një prani të
vazhdueshme njerëzore në qendrat kërkimore të shteteve të ndryshme.
Pranë qendrës kërkimore ruse, është ngritur edhe një kishëz orthodhokse,
në të cilën bëhen shërbesa në të kremtet e mëdha etj., ku mirëpriten
edhe anëtarët e krishterë të misioneve të tjera.