EmailFacebookKontakt

Kishë e re kushtuar Shën Kozmait

Kisha “Shën Kozmai i Etolisë”, në Vrisera, është tashmë një vend përdëllimi dhe lutjeje e Perëndisë së Shenjtë Triodike. Ajo u ndërtua në vitet e fundit të shekullit, me bekimin dhe nën përkujdesjen e vazhdueshme të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas.

Fshati Vrisera i ndodhur vetëm 2,5 km nga kufiri dhe pikëhyrja e Kakavies, është nga të ashtuquajturat fshatra të reja. Ai filloi së krijuari nga viti 1976 dhe banohet nga pjestarë të komunitetit etnik grek. Si fshat që u krijua në vitet e përndjekjes ateiste, nuk bëhej fjalë të disponote kishë orthodhokse si vend lutjeje. Dhe ndërsa plotësonte të gjitha kushtet për një zhvillim të hovshëm, sikundër ndodh, i mungonte pikërisht Shpirti i bashkësisë.

Me ndërtimin e kishës, që ka pikërisht emrin e Shën Kozmait të Etolisë, i cili aq shumë bëri për shpëtimin e bekimit të banorëve të këtyre trevave, gjer e sakrificën e jetës, fshati u ripërtëri, ka një stoli për t’u mburrur. Për më tepër, duke qenë qendër e një zone më të gjerë dhe me vështirësi komunikacioni, kisha do t’i shërbejë një numri të madh besimtarësh.

Kisha është e tipit bazilikë, me sipërfaqe të ndërtuar 230 m2, lartësi në kulm 7.2 m, me këmbana dhe hajat të bukur.

Korresp. i “Ngjalljes”