EmailFacebookKontakt

Kishë e re Katedrale “Ngjallja e Krishtit” për qytetin e Gjirokastrës

Kishë e re Katedrale “Ngjallja e Krishtit”
për qytetin e Gjirokastrës

B

ekim i veçantë ishte për Gji- rokastrën vizita e Fortlumtu- risë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, Anastasit. Duke ardhur nga Qiproja, ku Uni- versiteti i saj, në një ceremoni të shkëlqyer, e shpalli “Doktor Nderi”, Kryepiskopi mbushi me gëzim edhe zemrat e besimtarëve në Mitropo- linë e Gjirokastrës.

Të dielën, 20 qershor, në kishën e Kryeengjëjve në Varrosh, Fort- lumturia e Tij, së bashku me Mitro- politin e Gjirokastrës, Hirësinë e Tij Dhimitrin, kryesoi Liturgjinë Hyjno- re Arkihieratike. Kisha ishte e mbu- shur përplot me besimtarë jo vetëm nga qyteti, por nga të gjitha zonat e Mitropolisë. Binte në sy edhe pra- nia e shumë të rinjve nga grupet e katekizmit dhe shkollat e Kishës sonë.

Kryepiskopi, në predikimin e tij, duke iu referuar Ungjillit të ditës dhe historisë së mrekullueshme të centurionit që tregohet në të, i nxiti edhe një herë tjetër besimtarët të përpiqen akoma më shumë që të përforcojnë, të shtojnë dhe të kulti- vojnë besimin e tyre. Besimi Ortho- dhoks është i gjallë, është një ma- rrëdhënie personale me Krishtin Perëndi, nuk është thjesht një sistem vlerash dhe rregullash morale. Dhe që të përforcohet ai, sikundër tre- gon edhe historia e Ungjillit të ditës, besimin tonë duhet ta manifestoj- më me dashurinë ndaj të tjerëve dhe këtë dashuri ta shprehim me përulësi.

Pas Liturgjisë, të gjithë pjesëma- rrësit dhe shumë qytetarë të tjerë u nisën në drejtim të truallit, i cili ndodhet në një pikë qendrore të qytetit, ku do të ndërtohet Kisha e

re Katedrale e Gjirokastrës. Vendo- sjen e Gurit të Themelit së bashku me Shërbesën e Ajazmës e kreu Kryepiskopi Anastas. Vetë Fortlum- turia e Tij, u kujdes për blerjen e kë- tij trualli disa vite më parë, si edhe për realizimin e studimit dhe projek- teve për këtë vepër kaq të rëndësi- shme për gjithë Mitropolinë. Kryepiskopi, pasi foli për pengesat e shu- mta që ekzistonin deri më sot lidhur me lejen e ndërtimit të katedrales, komunikoi një lajm tjetër të gëzuar: Bashkë me kishën do të ndërtohet edhe një godinë për kompleksin

arsimor kishtar, sallë për veprimtari shpirtërore e kulturore etj.

Në ceremoni merrnin pjesë edhe Ministri i Punës, z. S. Ksera, Krye- tari i Bashkisë së Gjirokastrës z. F. Bime, Konsulli i Përgjithshëm i Gre- qisë në Gjirokastër, z. J. Rizopullos, deputeti dhe Kryetar i PBDNJ, z. Vangjel Dule, përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal etj.

Shërbesa ishte një rast që Krye- piskopi të theksojë edhe një herë tjetër rëndësinë që ka ndërtimi i një kishe të re Orthodhokse, si qendër lutjeje, vëllazërimi, paqtimi social, e

cila duhet të rrezatojë kudo dashuri. Kryepiskopi foli gjithashtu për ndjesh- mërinë dhe përkujdesjen e Kishës Orthodhokse për arkitekturën e zgje- dhur dhe për të bukurën në përgjithë- si. Në këtë kuadër, bashkë me ndër- timin e kishës, do të ndërhyhet edhe në gjithë territorin përreth, duke e kthyer atë në një mjedis të bukur, që do t’i shtohet qytetit dhe që ka për të ngritur vlerën e gjithë zonës ku ndo- dhet. Por edhe vetë ndërtesa ka për të shtuar shumë elemente hijeshie arki- tekturore në një qytet që është i fam- shëm për arkitekturën e veçantë.