EmailFacebookKontakt

“Kishat Orthodhokse në një botë pluraliste”

SHBA -Shkolla Teologjike Orthodhokse “Kryqi i Çmuar”
“Kishat Orthodhokse në një botëpluraliste”
Nga 3 deri më 5 nëntor, hierarkë,
klerikë, teologë dhe studentë etj.,
nga tradita të ndryshme të krish-
tera, u mblodhën në “Holy Cross”
(Kryqi i Çmuar), shkolla e njohur
teologjike e Kishës Orthodhokse të
Amerikës, që ndodhet në shtetin
Massachussets. Qëllimi i takimit
ishte diskutimi rreth temës: “Kishat
Orthodhokse në një botë plurali­
ste”. Veprimtaria kishte si bashkë-
organizator Këshillin Botëror të
Kishave, në bashkëpunim me In-
stitutin Teologjik të Bostonit dhe
Universitetin e Harvardit.
Në përshëndetjen e tij, Arqiepi-
skopi i Kishës Orthodhokse të
Amerikës, Hirësia e Tij Dhimitri, u
tregua optimist për sfidat e reja që
vihen para orthodhoksisë: “Bota
pluraliste nuk është një pengesë
për Orthodhoksinë,- tha ai. Sta­
ndard! i plurializmit u vendos dy
mijëvjeçarë më parë, kur Apostull
Pavli rrëfente se ai ishte bërë
“gjithçka tek gjikthkush, që me çdo .
mënyrë të shpëtoja ndokënd”
(I Korinth. 9:22).
Pjesëmarrësit ofruan analiza
dhe u thelluan në tema të veçanta
si, të drejtat e njeriut dhe dhuna,
rritja e nacionalizmit dhe konflik-
teve etnike, veprimtaria shoqërore
dhe misionarizmi dhe nevoja për
pajtim dhe falje.
Sipas teologut Emanuel Clap­
sis “Kultura të veçanta lokale dhe
komunitete po ndryshojnë nga re­
adied i ri i global izimit kulturor dhe
po ripërcaktojnë identitetet e tyre
në dritën e pranisë të… shumë të
tjerëve. Ndërsa për profesor Kri­
stos Yanaras, koncepti i të drejtave
të njeriut nuk është një koncept i ri
kulturor, por është i rrënjosur në
traditat fetare e kulturore perë-
ndimore, që shumë kohë më parë.
Koncepti i vjetër grek i qytetit (po­
lis), afirmonte atë që ne sot quajmë
“të drejtat e njeriut”. Nuk është një
rastësi, që komunitetet e para të
krijuara nga Apostujt ishin bazuar
në këtë model politik, apo “eklesia”.
Duke paraqitur disa nga rezul-
tatet e “Dekadës për të kapërcyer
dhunën”, Sekretari i Përgjithshëm
i Këshillit Botëror të Kishave,Rev.
Dr. Konrad Raiser afirmoi se
“dhuna nuk është e lindur në
natyrën njerëzore. Njerëzit janë të
aftë që ta transformojnë energjinë
destruktive të dhunës, në një forcë
të re jetësore.
Sipas diskutuesve, ndërsa da-
shuria për atdheun është një vlerë
pozitive, nacionalizmi dhe etnofi-
letizmi bëhen destruktive kur he-
dhin poshtë pluralizmin, “kur nuk
arrijnë të njohin ose me vetëdije
injorojnë dallimet e tjetrit”. Kjo hi-
dhet poshtë nga antropologjia e teo-
ologjisë Orthodhokse, që e shikon
imazhin e Perëndisë tek çdo per­
son. .. që shpall se Krishti vdiq për
tëgjithë…
Kisha Orthodhokse Autoqefale
e Shqipërisë përfaqësohej në ta-
kim nga Mitropoliti i Korçës, Hirësia
e Tij Joani, me temën “Konfliktet

etnike dhe Kisha Orthodhokse”.
Ndër të tjera, në fjalën e Tij Imzot
Joani tha: “Në Konfliktet etnike
Kisha duhet të ketë një zë të fortë
profetik… Ky rol profetik i saj
është të thotë atë që Perëndia tho-
të. Ne dimë nga Shkrimi i Shenjtë
sa u kushtoi profetëve fraza “Kë-
shtu tha Perëndia!”. Ata u per-
sekutuan dhe u vranë, sepse thanë
“Kështu tha Perëndia!”. Dhe pro-
klamuan fjalët e Zotit. Mbretër,
ligjvënës, priftërinj dhe populli do-
nin që profetët të thonin vetëm atë
që ata dëshironin të dëgjonin. Por,
profetët shprehën atë që Perëndia
kishte thënë. E vërteta mund të per-
sekutohet, por do të jetojë. Fjalët
e saj janë të përjetshme, sepse
“Kë-shtu tha Perëndia!”.. Duke
mos u thënë të vërtetën të tjerëve,
ne tregojmë që nuk i duam ata.

Mbi bazën e një antropologjie
të krishterë, që beson se Perëndia
“ka krijuar prej një gjaku çdo komb
e njeri” (Vep. 17:26), Kisha shikon
se united njerëzor është me i thellë
dhe ndarja etnike sipërfaqësore
dhe jothelbësore…”
Në fund të takimit, Arqiepi-
skopi Dhimitër i karakterizoi të tri
ditët e takimit si të suksesshme.
“Ne, nëpërmjet këtij diskutimi me
pjesëtarë të komunitetit të gjerë
teologjik amerikan dhe botëror jemi
duke jetuar, megjithëse në shkallë të
kufizuar, vlerat Orthodhokse e për-
parësitë e një bote pluraliste. Ne
nuk po flasim vetëm teologjikisht,
por duke marrë hua një shprehje mo-
derne, ne vërtet po “prodhojmë te-
ologji”, nëpërmjet fjalëve që po shkë-
mbejmë këtu me shpirtin e një respe-
kti të ndërsjelltë, interesi e dashurie”.