Kishat dhe manastiret Orthodhokse
tërheqin vëmendjen e piktorëve
– Ekspozita “Riviera 2001 ” në Muzeun Historik Kombëtar –
Në ekspozitën e dytë me
motive nga Riviera Shqipta-
re pranë ekzotizmit, dritës e
ngrohtësisë të detit Jon, një
grup piktorësh kanë fokusu-
ar në pikturat e tyre (punime
në vaj) edhe kishat e
manastiret e këtyre trevave.
Në punën e këtyre pik-
torëve të talentuar si: Vangjel
Gjikondi, Artur Çela, Kresh-
nik Hoxholli, Shkëlqim Gosti-
vari etj, këto institucione të
kultit janë pikturuar me
dashuri, ngrohtësi e finesë.
Kishat e manastiret orthodho
kse në veprat e tyre jo vetëm që
zotërojnë peisazhin por edhe e
qetësojnë atë, e afrojnë më
shumë me shikuesin.
Ky grup autorësh, të etur
pas natyrës shqiptare, pa
paragjykime punon me kërke-
sat e konceptit të artit kon-
temporan, duke ju përshtatur
gjithmonë spontanitetit dhe
vetbagazhit të tyre artistik!
Ata dallojnë nga njëri-tjetri por
gjithmonë mirëkuptohen me
njëri-tjetrin, duke përkrahur
atë që kërkon koha. Arti nuk
ka sinore e kufij, por mirëkup-
tim, nuk ka diferencim por
gjetje e forma të shumë-
llojshme për të zbuluar atë që i
shqetëson në këtë botë.
Le të kujtojmë thënien e
Hipokratit “Arti i gjatë, jetë e
shkurtër” se arti gjithmonë
është i pavdekshëm në
krahasim me jetën tonë aq të
shkurtër.
Këto motive nga Riviera
do të pasojnë në vitet që do
të vinë me autorë të tjerë.
Ato do të pasurohen me
përmbajtje dhe forma të
ndryshme gjithmonë nën
frymën e së bukurës e të
mistikes në koncepte e stile.
Arti është dhurata më e
madhe që na ka dhënë Zoti.