EmailFacebookKontakt

Kishat dhe manastiret në Moskë kujtojnë viktimat e terrorit stalinist

Kishat dhe manastiret në Moskë
kujtojnë viktimat e terrorit stalinist

Më 8 gusht, në 70 – vjetorin e nisjes së represionit të madh të armiqve Kisha Orthodhokse Ruse do të lutet për mijëra viktima. Në Butovo, në vendin e ekzekutimit, ku njerëzit e besimeve të ndryshme u masakruan, do të mbërrijë kryqi i madh i Arqipelagut Solovki i Gulagut të Parë.

Moscow (AsiaNews) – Kishat Orthodhokse dhe manastiret e Moskës do të luten më 8 gusht në kujtim të viktimave të terrorit të madh në 70-vjetorin e ekzekutimit masiv në vitet 1937-38 në Butovo, pranë kryeqytetit rus. Nën regjimin stalinist, policia sekrete ekzekutoi “armiqtë e kombit rus”, me këtë rast priftërinjtë orthodhoksë, madje edhe romano- katoli- kë, judenjtë, myslymanët dhe armenët. Fondacioni publik “Flamuri i Shën Andreas”, ka iniciuar një projekt fetar ndërkombëtar të quajtur “Nën yllin e Nënës së Zotit”. Procesioni do të jetë nga Solovki në Butovo, duke nisur me lutje me bekimin e Patriarkut Aleksei II i Moskës dhe i gjithë Rusisë. Ky është një nderim ndaj viktimave të politikës represive të viteve 30′. Arqipelagu Solovki ishte qendra e internimit për të gjithë kundërshtarët e ideologjisë komuniste, i cili u hap më 1923.

Sipas disa të dhënave nga arkivi i Lubjankës, në Butovo, në kuadrin kohor të 14 muajve u vranë mbi 20600 persona. Sipas të dhënave zyrtare, terrori i madh solli mbi 700 mijë viktima.