EmailFacebookKontakt

Kisha u duk shumë e vogël… – Fier

Që në mëngjes herët tingujt e gëzueshëm të këmbanës ftonin besimtarët në kishën e Shën Gjergjit, e cila ishte plot e përplot. Liturgjia Hyjnore e Krishtlindjeve u celebrua nga At Sotir Xhaferi dhe dhiakon Kostandin Doko. Mijëra zemra falen me frikë Perëndie e dlirësi orthodhokse, me nderimin për Hyjlindësen Mari, blatim urimesh për lindjen e Shpëtimtarit. Në fund, At Sotiri lexoi përshëndetjen që Fortlumturia e Tij Anastasi, u drejtoi gjithë besimtarëve orthodhoksë. Krishtlindjet u kremtuan gëzueshëm edhe në fshatrat e rrethit, si në Ndërnenas, Nanaj, Libofshë, Marinës, Sheqishte, Shën Petri, Patos, Seman etj.

Edhe Ditën e Ujit të Bekuar përsëri rrugët e qytetit të Fierit u gjallëruan nga mijëra e mijëra besimtarë orthodhoksë, që i drejtoheshin kishës, e cila dukej shumë e vogël për të gjithë ata.

Leonidha Prifti