Në Edesë të Greqisë ndodhet një kishë e vjetër, e shek. XIV, kushtuar “Fjetjes së Hyjlindëses Mari”. Por ajo nuk u ndërtua me këtë emër. Kisha i ishte kushtuar në fillim Sofisë, Urtësisë Hyjnore.
Në shek. XVII, gjatë pushtimit otoman, doli një dekret i sulltanit sipas të cilit të gjitha kishat kushtuar Shën Sofisë (si ajo e Konstandinopojës më parë), të ktheheshin në xhami.
Banorët, në përpjekje për të shpëtuar kishën e tyre, deklaruan tek autoritetet turke një emër të ndryshëm, me të cilin njihet edhe sot. Kështu, kisha shpëtoi pa u bërë xhami.