Rusi
Kisha prezente në Internet
Nga fundi i shkurtit Kisha Orthodhokse Ruse ka një hapësirë të sajën në Internet. Kjo ka për qëllim të jepen informacione direkte për historinë dhe jetën e Kishës Orthodhokse në Rusi.
Përdoruesit ndeshen në fillim një fotografi dhe një mesazh të Patrikut Aleks II, që bekon “gjithë përdoruesit e këtij mjeti të ri informacioni”.
Aleksandër Bulekov, drejtori i komunikimit në departamentin e marrëdhënieve të jashtme të Patrikanës së Moskës, saktëson, se është një mënyrë e re per Kishën, për të përmbushur misionin e saj, duke dhënë gjithë informacionet e mundshme për jetën e saj.
Gjithë kjo paraqitje informative u bë e mundur në sajë të ndihmës së Kishës Orthodhokse në Amerikë dhe deri më sot disponohet ne rusisht, por është duke u përgatitur edhe një program në anglisht.