Sipas disa statistika-
ve të paraqitura nga
Patriku Aleksej, sot, pas
lirisë së plotë fetare,
Kisha Orthodhokse e
Rusisë po njeh një zhvi
llim të gjerë. Ajo ka 130
dioqeza (përfshirë Ki-
shën autonome të Ukra-
hinës dhe ato në vende
të tjera), 19500 enori, ku
shërbejnë afro 16 mijë
priftërinj; 545 manasti-
re, 95 shkolla teologjike
të niveleve të ndryshme,
5 akademi teologjike, dy
universitete orthodho
kse dhe një institut të
arsimit të lartë; 29 semi-
nare dhe 58 kolegje të for-
mimit baritor e katekist.
Vetëm në dioqezën e
Moskës (e cila ka më
shumë se 10 milionë ba-
norë), sot numërohen 350
enori, 9 manastire etj.
Në total, kryeqyteti rus
ka sot 590 kisha, 684
priftërinj e 256 dhia-
konë, ndërsa manastiret
kanë 298 priftërinj e
synohet shtimi i kishave
e klerikëve në zonat
periferike.