EmailFacebookKontakt

Kisha Orthodhokse e Shqipërisë në vitet e diktaturës komuniste – 3. Duke imituar Revolucionin Kulturor Kinez: Shpërthimi i terrorit ateist

Kisha Orthodhokse e Shqipërisë në vitet e diktaturës komuniste

– 3. Duke imituar Revolucionin Kulturor Kinez: Shpërthimi i terrorit ateist –

Pas prishjes me BS dhe forcimin e marrë- dhënieve me Kinën, pozita e Enver Hoxhës brenda vendit ishte forcuar mjaft. Pavarësisht se propaganda shtetërore e interpretonte si meritë të udhëheqësit të saj, dihet se ky fakt i kushtohet indiferentizmit që treguan shtetet e Lindjes për zhvillimet politike në Shqipëri, por edhe apatisë që shfaqi Perëndimi në çastet më vendimtare për të ardhmen e qytetarëve të saj. Në mesin e viteve ‘60 diktatori shqiptar, «i përkëdhelur» nga koniukturat ndërkombëtare, por edhe i mikluar nga «shokët kinezë», të cilët e kishin quajtur Shqipërinë «far ndriçues të Evropës», bënte ç’ishte e mundur të lançohej në gjirin e lëvizjes komuniste të Botës së Tretë si një partner i denjë ideologjik i Mao Ce Dunit.

Në gusht 1966 në Kinë shpërtheu Revolu- cioni Kulturor. Gardistët e kuq morën urdhër të luftonin kundër «traditave dhe zakoneve prapanike» dhe përfaqësuesve të tyre. Viktimat e këtij Revolucioni ishin kryesisht personalitete të artit e të kulturës, veprat e të cilëve u censu- ruan pasi u akuzuan se po çonin vendin në re- gres. Në Shqipëri jehona e Revolucionit Kulturor Kinez u bë akoma më e ndjeshme ditët e para të 1967-ës. Gazeta «Zëri i Popullit», më e ma- dhja në vend, organ i PPSH, i kushtonte mjaft hapësirë shkrimeve të botuara në gazetat kineze «Zheminzhibao» dhe «Hunci», të cilat paralaj- mëronin me tone ofensive se viti 1967 do të

jetë viti i fitores përfundimtare mbi ideologjinë borgjeze dhe klasat shfrytëzuese, në të gjithë sektorët e infrastrukturës që nuk pajtohen me bazën ekonomike të socializmit.

Në të njëjtën periudhë u vu re një ashpërsim akoma më i madh i kontradiktave midis Kinës dhe BRSS. Vizita e kreut të Sovjetit Suprem Podgorni në Selinë e Shenjtë nxehu gjakrat. Mao Ce Duni akuzoi Papa Pavlin IV se po komplo- tonte me BS në dëm të vendit të tij. Të njëjtat akuza drejtoi edhe ndaj patrikut ekumenik

Athinagora dhe kreut të Kishës Anglikane Ramsey, takimet e të cilëve me papën e Romës u stigmatizuan «jo si takime për çështje shpirtëro- re, por për qëllime politike, që synojnë të inten- sifikojnë luftën e tyre kundër popujve, kundër revolucionit». Kinezët i hidhnin benzinë zjarrit kur deklaronin se krerët e krishterë po univer- salizonin krishterimin për t’ia kundërvënë atë ideologjisë komuniste.

Në një kohë, pra, që feja tregohej me gisht nga «shokët kinezë» si shkaktarja kryesore e shtypjes dhe e shfrytëzimit të proletariate ndërkombëtar, Enver Hoxha shfrytëzoi rastin t’u tregonte me vepra se Revolucioni Kulturor Shqiptar ishte po aq i denjë sa edhe ai i tyre, madje i pasuruar me elementë që përbënin risi në rang botëror. Në Kongresin V të Partisë që u mbajt në nëntor 1966, ky ithtar i flaktë i «luftës së klasave» deklaroi se «edhe lufta kundër ideologjisë fetare është luftë klasash». Dy muaj më vonë, më 6 shkurt 1967 ai mbajti përpara organizatave-bazë të PPSH në Tiranë fjalimin e tij të njohur me temë «Revolucionarizimi i mëtejshëm i Partisë dhe i Pushtetit». Kuptohej’ qartë se toni i ashpër që përdori në këtë fjalim ndaj komunistëve që tregoheshin liberalë ndaj zbatimit të direktivave që vinin nga lart, kërcënimi se brenda dy muajve do të jepnin llogari secili prej tyre personalisht dhe jo si (vijon në faqen 4)

Kisha Orthodhokse e Shqipërisë në vitet e diktaturës komuniste

– 3. Duke imituar Revolucionin Kulturor Kinez.: Shpërthimi i terrorit ateist –

(Vijon nga faqja 3) organizatë-bazë, synonte që t’i shndërronte këta gardistë të kuq shqiptarë në ushtarë të bindur të Revolucionit Kulturor Shqiptar që sapo kishte filluar.

Një ndër problemet kryesore që Enver Hoxha ceku në fjalën e tij ishte indiferentizmi i shfaqur nga organizata-bazë e Portit të Durrë- sit ndaj një punëtori që punonte mirë ditën, madje lavdërohej për këtë, por që natën bënte ikona (në të vërtetë bënte arabeska dhe jo ikona) dhe ua shiste besimtarëve. Problemi tjetër ishte ai i fejesave dhe i martesave të vajzave të mitu- ra në kundërshtim me ligjin, problem i cili u gërshetua qëllimisht nga diktatori me luftën kundër fesë, ndërsa thënia e tij për të drejtat e grave u kthye në flamur që do të përligjte dhunën e pashembullt që do të ushtrohej: Gjithë Partia dhe vendi duhet të ngrihen në këmbë, të djegin me zjarr zakonet prapanike e t’i këputin kokën cilitdo që merr nëpër këmbë ligjin e shenjtë të Partisë për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe të vajzave.

Për shkak të mjeteve të kufizu- ara të informacionit, populli u njoh me përmbajtjen e fjalimit të 6 shkur- tit nëpërmjet shtypit një ditë më pas. Të nesërmen, në datën 8 shkurt, gazetat e mëdha publikonin në fa- qet e para iniciativën e shkollës së mesme «Nairn Frashëri», të Durrë- sit, nën titullin agresiv «Me shpatën e mprehtë të ideologjisë së Partisë kundër ideologjisë fetare, paragjykimeve, besëtytnive e zakoneve prapanike». Në fakt “nisma” e këtyre të rinj ve, që vepro- nin nën tutelën dhe kontrollin e plotë të sekretarit të parë të rrethit të Durrësit dhe anëtarit të Byrosë Politike Rita Marko, kishte filluar të ndihej gjatë javës së dytë të ja- narit, por shumica e nxënësve dhe e mësuesve shprehnin pothuajse hapur pakënaqësinë e tyre ndaj një aventure të tillë. Më 21 janar presioni i ushtruar nga komunistët çoi në organizimin e një mbledhjeje të përgjithshme, ku të rinjtë ngritën një sërë çështjesh si p.sh. suprimimi

nga letërnjoftimi i shtyllës në të ci- lën figuronte besimi fetar, shpronë- simi i institucioneve fetare, kthimi i xhamisë së Durrësit në Shtëpi të Rinisë, bashkimi i varrezave që u përkisnin besimeve të ndryshme në një të vetme, heqja nga lajmërimet e martesave dhe të formularëve të telegrameve që përmbanin fjalët «zoti», «zonja», «zonjusha», heqja e festave fetare dhe zëvendësimi i tyre me festa të tjera, ndërrimi i emrave tradicionalë etj. Pas kësaj komunistët i orientuan të rinjtë e kësaj shkolle të vepronin në terren.

Më 2 shkurt 1967, të kremten e Përhasjes së Zotit, të shoqëruar edhe nga disa mësues të tyre, të rinjtë u drejtuan për në fshatin Shën Vlash, ku u organizua një takim me banorët. Ndër të tjera u hodh edhe ideja e kthimit të manastirit historik, i famshëm për «gurin e shenjtë», në qendër kulturore-shëndetësore, por reagimet e vendësve ishin kaq të fuqishme, saqë u arrit deri në përleshje fizike. Për të penguar masivizimin e protestave kundër fushatës ateiste, regjimi ndërhyri menjëherë në mënyrë brutale. Arrestoi dhe nxori para gjyqit personal që kishin penguar «nismën» e të rinjve të shkollës «Nairn Frashëri». Madje në një rast gjyqi u zhvillua në mjediset e kësaj shkolle, kurse nxënësit dhe mësue- sit u vunë në rolin e prokurorit.

Më 17 shkurt Enver Hoxha zhvilloi një takim pune në rrethin e Durrësit. Njëra prej dy temave të bisedimeve me krerët partiakë të këtij rrethi ishte «zbatimi i më- simeve të shokut Enver… për

thellimin e iniciativave të masave në luftën kundër zakoneve prapanike në ndërgjegjen e njerëzve». Në pasditen e të njëjtës ditë ai ndoqi një shfaqje teatrale. Në pu- shim të saj u takua me «revolu- cionarët e vegjël» të shkollës Nairn Frashëri, të cilët i uroi për rezultatet e arritura në luftën kundër ideolo- gjisë fetare dhe i inkurajoi ata për të ecur në këtë rrugë edhe në të ardhmen. Me këtë veprim Enver Hoxha linte të kuptohej hapur se pas «nismave revolucionare të masave» fshihej ai vetë dhe Partia e tij në pushtet.

Siç u përmend edhe më lart, lufta kundër fesë u ndërthur me atë të mbrojtjes së të drejtave të grave, pozita e të cilave në shumë raste linte për të dëshiruar, prandaj dhe në këtë drejtim mbetej me të vër- tetë shumë për të bërë. Por a mund të fajësohej për këtë feja? Në qoftë se ishte ashtu siç pretendonin komunistët, atëherë përse shoqëri shumë më fetare se shoqëria shqip- tare, si p.sh. shoqëritë e vendeve perëndimore, ishin në të njëjtën ko- hë edhe shoqëri shumë më të emancipuara për sa i përket mbrojtjes së të drejtave të grave?

Tendencioziteti i luftës për të drejtat e grave për të justifikuar luftën kundër fesë duket edhe nga fakti se edhe kjo «iniciativë» shpërtheu nga Shën Vlashi. Shkak u bë fejesa e një të miture me një burrë të martuar. Sigurisht që ky nuk ishte një rast unik, por regjimit i interesonte ta bënte publik nëpër- mjet mjeteve të atëhershme të informacionit, sepse i akuzuari ishte

pikërisht nga Shën Vlashi, nga vend! ku kishte nisur fushata ateiste. Në datën 19 shkurt Kryesia e Bashkimit të Grave të Shqipërisë u bënte thirrje me rastin e 8 Marsit, ditës ndërkombëtare të gruas, «të mos lejonin zakonin e shitblerjes dhe të ndëshkonin fajtorët ashtu siç bënë në Shën Vlash të rrethit të Durrësit». Kuptohet lehtë se thirrje të tilla me rastin e një feste që donte ende gati 20 ditë të vinte, ashtu si edhe përmendja e emrit të «Shën Vlashit» synonin të elektrizonin akoma më shumë atmosferën ateiste që po përfshinte gjithë vendin.

Më 27 shkurt 1967, Komiteti Qe- ndror i PPSH u dërgoi një letër ko- miteteve të Parti së në rrethe, që i nxiste komunistët t’i jepnin fund çdo forme të dukshme të institucio- nit të fesë në Shqipëri. Ngjarjet që pasuan janë të njohura nga të gji- thë. Regjimi ateist ishte duke kryer krimin më të madh që ka njohur ndonjëherë historia njerëzore: mby- tjen e ndjenjës më intime që ekzis- ton në shpirtin e njeriut qysh në embrion, dashurinë për Krijuesin. Më në fund diktatori Enver Hoxha mund të mburrej, (siç u mburr), se akti i tij ishte me të vërtetë origjinal. Ndërkohë, kjo ishte edhe fjala e fundit e tij, në kuptimin që asnjëherë më vonë ai nuk mundi të kryente një krim më të shëmtuar se ky. Me- gjithatë, me kalimin e viteve, gjërat ndryshuan. Vetëm se kësaj here ishte radha e popullit besimtar të thoshte fjalën e fundit.

Pirro Kondili

(vijon në numrin e ardhshëm)