Kisha Orthodhokse,
bekim për vendin
Kryepiskopi Anastas në fjalimin e Fronëzimit,
2gusht1992
Kisha Orthodhokse e Shqipërisë përbën para të gjithave bekim për vendin, në të cilin lëviz. Lulëzimi i saj dhe zhvillimi i përgjithshëm i veprimtarisë së saj, do të ndikojë në mënyrë vendimtare në punën mëkëmbëse të të gjithë vendit.
E para: Duke lëçitur me entuziazëm besën te Pe- rëndia i Trinishëm, hirin dhe mëshirën e Tij të pakufishme, dashurinë e paanshme, i paraqet popullit pa ndërprerje mendime të reja, ideale të reja, shpresë dhe fuqi të që- ndrueshme, për të vazhduar luftën në këtë periudhë të vështirë, në të cilën dekurajimi dhe humbja e shpresës po e kërcënojnë. Ndihma më e rëndësishme e Kishës në lëmin social është se ajo edukon njerëz të pjekur, me për- gjegjësi, të ndershëm, që luftojnë me ndërgjegje edhe atëherë kur asnjë, dhe asgjë e jashtme, nuk i detyron që të jetojnë me dashuri dhe krijimtari, duke ngritur lart pa zhurmë mbarë tërësinë shoqërore.
E dyta: Kisha Orthodhokse ka qenë gjithnjë e do të jetë faktor bashkimi, paqeje dhe pajtimi në Shqipëri, duke lëçitur ndjesën dhe mirëkuptimin, dhe duke ofruar motive të brendshme dhe fuqi për to. Duke vazhduar traditën e vjetër të tolerancës fetare në Shqipëri, përkrah sinqerisht bashkekzistencën paqësore dhe respektimin reciprok të komuniteteve të ndryshme fetare. Po njëkohësisht kul- tivon ndjenja respekti dhe dashurie edhe për ata që akoma qëndrojnë indiferentë apo dhe negativë ndaj fesë. Respektimi i lirisë së çdo njeriu, pavarësisht nëse beson apo nuk beson ai, karakterizon moralin orthodhoks” çdo person është i shenjtë, sepse është krijuar sipas ikonës së Perëndisë.
E treta: Me veprimtaritë konkrete për të cilat folëm më sipër, shpresojmë se Kisha jonë do të ndihmojë në tërë përpjekjen për zhvillim të Shqipërisë, në mënyrë që ajo të zërë në një kohë sa më të shkurtër, vendin që i takon në Evropë. Dhe, si gjithnjë, anëtarët e saj do të mbrojnë me konsekuencë të drejtat e vendit….