NDIHMON TE ARDHURIT NGA KOSOVA
Kryepiskopi Anastas ndjek nga afër shpërndarjen e ndihmave në një nga qendrat
e ngritura nga zyra “Shërbimi i Dashurisë” e KOASH
Me nxitjen e Fortlumturisë së Tij,
Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë
Shqipërisë Anastasit, zyra “Shërbimi i
Dashurisë” (Dhiakonia Agapis) e Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë po
realizon një program ndihme për refugjatët e
ardhur nga Kosova, i cili përqendrohet në
nevojat emergjente të tyre. Faza e parë ka
filluar në 1 tetor dhe do të vazhdojë deri në 31
dhjetor. Për realizimin e tij është
bashkëpunuar dhe është marrë mbështetja e
ACT Network (Action of Churches Together),
organizatë që merret me emergjencat për
Këshillin Botëror të Kishave.
Sot, në vendin tonë janë të regjistruar
rreth 20500 të ardhur nga Kosova dhe në këtë
fillim dimri është punuar për t’u siguruar
veshje e këpucë të përshtatshme, të gjitha të
reja. Programi është përqëndruar tek rreth
6000 fëmijët, me moshë 4-15 vjeç, të ndarë në
4 grupmosha, të cilët do të marrin nga një pako
secili, ku ka xhup të mirë dimëror, këpucë me
qafa, çorapë, pantallona, të brendshme dhe
Në dhjetor kanë filluar
4 nëntor, duke i çuar në të gjithë vendin, ku
ka grupe të ardhurish, si në: Eezhë, Shëngjin,
Laç, Mamurras, Elbasan, Fier, Kavajë,
Shkodër, Bajrram Curri, Durrës, Kukës,
Krujë, Tiranë, Qerret, Golem, Xhafzotaj,
Katund i ri, Rashbull, Shkallnur, Shkozet etj.
Në shpërndarjen e ndihmave në Tiranë
ka asistuar edhe Kryepiskopi Anastas, i cili
ka vizituar qendrën ku ato ndahen, duke ba-
shkëbiseduar ngrohtësisht me vëllezërit në
nevojë, që po ndihmohen nga ky program.
Për realizimin e projektit është krijuar një
grup emergjence, i përbërë nga 4 shqiptarë,
si dhe znj. Peni Delijani nga SHBA, Drejtore
e DA dhe një menaxher i programeve të tilla,
z. Klaus Stainer nga Gjermania, i dërguar për
ndihmë pranë zyrës “Shërbimi i Dashurisë”
nga IOCC (Organizata Ndërkombëtare e
Krishterë Orthodhokse e Bamirësisë), me
qendër në Amerikën e Veriut.
Korresp. i “Ngjalljes”
rejat nga jeta e Kishës sonë