KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË DHE TEOLOGËT E SAJ
(vijon ngafaqja 3) tyre në mbarëvajtjen e kampin- gjeve verore etj., madje jo rrallë me sakrifica të shumta e në dëm të studimeve që kryejnë.
Eshtë me të vërtetë qesharake që personi që fshihet nën pseudo- nimin Kristo Muzaka këshillon teologët e KOASH-it të marrin shembull nga një farë Foti Cici, me origjinë nga Nivica e Sarandës, një person me moral të dyshimtë, i cili me shumë vështirësi arriti të merrte diplomën e teologut në Universite- tin e Athinës (pas shtatë e kusur vjetësh), ku studioi me ndihmën e vazhdueshme financiare që i ofroi shteti grek. Karriera e tij nisi pas lirimit nga burgu për krime ordi- nere në vitin 1989, për të kaluar pastaj në shtetin fqinj, në Greqi me emër dhe pashaportë të falsifikuar (emri i tij i vërtetë ishte Fatmir dhe jo Foti), duke u prezantuar si vorio- epirot që kishte vuajtur në burgjet e monizmit për shkak të bindjeve të tij greke e orthodhokse.
Në gjysmën e dytë të viteve ’90, vite mjaft kritike për Kishën tonë, refuzoi në mënyrë kategorike të ofronte shërbimet e tij, duke u për- pjekur ndërkohë, edhe pse pa suk- ses, të hirotonisej si prift në Kishën e Greqisë. Në vazhdim kaloi në Amerikë, ku përpjekjet e tij për t’u hirotonisur në Kishën Orthodhokse Greke të Amerikës si dhe në Kryepiskopatën Orthodhokse Shqiptare të Amerikës dështuan edhe njëherë tjetër. Më në fund ia arriti qëllimit të bindte një episkop të OCA-s në Kanada, me pretek- stin se do të ndihmonte emigrantët shqiptarë të besimit orthodhoks që jetonin në këtë vend. Pas pak vi- tesh, në pamundësi për të fituar be- simin e emigrantëve të atjeshëm, njoftoi mbylljen pa afat të objekte- ve të kultit, në të cilat shërbente si famullitar, pa pasur kurajon që t’u shpjegonte besimtarëve shkaqet e vërteta të largimit. Tashmë dihet se ky bari “besnik” i grigjës shqiptare të Kanadasë i ofron shërbimet e tij si prift Komunitetit Orthodhoks Grek (Greek Orthodox Community) në provincën e Surrey and Fraser Valley, komunitet i cili varet drejtpërdejt nga Patrikana
Ekumenike e Konstandinopojës (Për më tepër shih Kalendarin e Patrikanës Ekumenike 2005, fq. 956). Ashtu si mjaft herë në të kaluarën, emri i këtij shqiptari të “flaktë”, i shndërruar në mënyrë të pamoralshme nga Fatmir në Fo- tios, pastaj prapë në Fatmir, pastaj prapë në Foti, tani së fundi shndë- rrohet përsëri në Fotios Cicis (kë- shtu është shkruar në kalendarin e sipërpërmendur të vitit 2005).
Nga ky njeri, pra, jeta dhe vepra e të cilit nuk kanë asgjë të për- bashkët me moralin, zellin, për- pjekjet dhe vetëmohimin që de- monstrojnë sot teologët e Kishës së Shqipërisë në të mirë të KOASH-it dhe shoqërisë shqiptare
në përgjithësi, na kërkon autori i artikullit të mësipërm të marrim shembull. Këtë njeri përpiqen të na servirin si model interesa dhe qarqe të errëta, që fshihen pas këtij artikulli denigrues e keqdashës.
Bëhet qartë tashmë se teologët e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë nuk kanë nevojë të marrin shembull nga “teologu” Foti Cici, madje as nga vëllai i tij, Artem Cici, i cili edhe ai ka studi- uar në Greqi për teologji, duke re- fuzuar edhe ai nga ana e tij të kthe- het në atdhe për të ndihmuar Ki- shën mëmë. Tashmë ai shërben si psalt në një nga kishat e Selanikut dhe është martuar me një shtetase greke, nga një familje e pasur e këtij qyteti.
Të dhënat e mësipërme nuk janë të njohura vetëm për teologët nga Shqipëria, të cilët e kanë njohur Foti Cicin gjatë studimeve të tyre në Athinë, por edhe për ata, të cilët i ofrojnë tribunë përçartjeve të tij. Eshtë me të vërtetë për të ardhur keq kur shikon artikuj që
botohen me emrin e tij, apo me pseudonime të ndryshme (për të krijuar përshtypjen në Shqipëri se ka mjaft përkrahës), në një kohë që autori nuk ka kurrfarë kredi- biliteti moral e profesional e gjepu- rat që shkruan nuk ofrojnë asgjë tjetër veç urrejtje, përçarje e shpi- fje pa doganë.
Të gjithë ata që kanë marrë mundimin e kanë lexuar ato që shkruan herë pas here Foti Cici do të bien dakord të paktën në dy gjë- ra: Së pari, në artikujt e tij dhe në temat që trajton nuk mund të gjesh kurrë një propozim serioz kon- struktiv, apo ndonjë frazë falënde- rimi e mirënjohjeje, veçse kritika keqdashëse e arrogante për të
gjithë e për gjithçka si dhe shumë vrer. Së dyti, në artikujt e tij nuk mund të gjesh asnjë konkluzion, që të kuptojë edhe lexuesi se ç’kërkon të thotë e cili është qëndrimi i tij ndaj problemit që trajton.
Për pasojë nuk është vlera e atyre që shkruan ky “gjykatës i të gjithëve” që e bëjnë “të famshëm”, por interesa të errëta, të cilave u vjen për shtat denigrimi i Kishës Orthodhokse të Shqipërisë dhe i veprës fisnike që kryen për gati pe- sëmbëdhjetë vjet me radhë Krye- piskopi Anastas për ringjalljen e saj nga hiri i së kaluarës. Sado që disave mund të mos u vijë mirë nga ky realitet, prania e tij në Kishën tonë përbën me të vërtetë një be- kim të veçantë. Në qoftë se shtoj- më edhe faktin që ky njeri nuk ësh- të i pranishëm prej shumë vitesh në vendin e vet, qoftë edhe si turist i thjeshtë, pra nuk është njohës i realitetit kishtar shqiptar, atëherë kon- statimi se ky njeri është kthyer në një vegël të verbër interesash antior- thodhokse bëhet akoma më bindës.
Siç theksuam edhe në fillim të këtij shkrimi, në një rast tjetër ndo- shta nuk do të ishte e nevojshme që të merrnim mundimin t’i përgji- gjeshimnjë artikulli si i lartpërme- nduri. Akuzat që përmendëm deri në këtë moment janë kthyer tashmë për ne orthodhoksët në një rutinë të përditshme. Ajo që me të vërtetë nuk e kemi hasur qysh prej epokës së propagandës komuniste të Enver Hoxhës dhe të Sigurimit fa- mëkeq është paragrafi i fundit i artikullit në fjalë, i cili bën fjalë për vëllanë, shokun dhe kolegun tonë të paharruar, teologun Maksi Çuko, i cili ndërroi jetë para pak kohësh. Pa marrë parasysh dhi- mbjen tonë, pa treguar as respektin më të vogël për dhimbjen e famil- jarëve të tij, artikullshkruesi drej- ton shigjetat e tij të helmëta ndaj “grekëve”, siç i quan ai, të Kishës sonë, të cilët i akuzon drejpërdrejt se janë ata që e kanë helmuar. For- mulimi i një akuze të tillë të pamoralshme e pa precedent për një sho- qëri të civilizuar, ashtu si dhe adop- timi i saj i drejtpërdrejtë apo i tër- thortë, siç mund të jetë p.sh. fare mirë kjo e fundit botimi i një artikulli të tillë, përbën padyshim fyerje për KOASH-in, por edhe për mijëra besimtarë me origjinë greke, pjesëtarë të saj, të cilët jetojnë në këtë vend e punojnë natë e ditë për përparimin e saj. Mjaft kuadro të Kishës, teologë të denjë, klerikë të denjë, bashkëpunëtorë të denjë të saj i përkasin pikërisht kësaj popullsie. Eshtë e padrejtë dhe e pandershme që në epokën në të cilën jetojmë, të riciklohen akuza që na sjellin ndër mend kohë të tjera. Akuza të tilla nuk nderojnë askënd. Nuk nderojnë sigurisht as gazetën që mori mundimin t’i botojë pa asnjë lloj rezerve. Pra- ndaj besojmë se, gjithsesi, kjo çë- shtje duhet të marrë rrugën e drejtësisë.
Jorgo Papadhopulli, Pirro Kondili, Spiro Papa teologë në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë (Botuar në gazetën “Sot”)
KISHA ORTHODHOKSE
AUTOQEFALE E SHQIPËRISË
DHE TEOLOGËT E SAJ
Para disa ditësh
(07.01.2005) gazeta “Koha
jonë” botoi një artikull me
titull “Ku janë teologët
shqiptarë në Kishën Auto
qefale të Shqipërisë?”. Ndo-
shta në momente të tjera
këtij shkrimi mjaft fyes e
denigrues për KOASH-in
dhe teologët e saj mund të
mos i kushtohej vëmendje
e veçantë. Në fund të fundit
sulmet kundër KOASH-it,
kundër kreut të saj, kundër
bashkëpunëtorëve të saj në
përgjithësi janë kthyer ta-
shmë në rutinë, por fakti që
i Korçës, Imzot Joani, i cili
është Mitropolit i Korçës
dhe anëtar i Sinodit të She-
njtë. At Kozmai dhe dhja-
kon Asti ofrojnë shërbimet
e tyre në zyrat qendrore të
KOASH-it, ku ndër të tjera
koordinojnë edhe veprim-
tari dhe aktivitete të ndry-
shme të Kishës, z. Jorgo
Papadhopulli është përgje-
gjës për gjithë veprimtarinë
me Rininë Orthodhokse, që
zhvillohet nën kujdesin e
drejtpërdrejtë të Kryepi-
skopit Anastas, z. Pirro Ko-
ndili është drejtor i Liceut
Orthodhoksët qëjetojnë në Shqipëri, qëjetojnë me
hallet dhe problemet e këtij vendi, që marrin pjesë
aktivisht në jetën kishtare të Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë e që vazhdojnëtëmbeten
tëpatundur në traditat e besimin e tëparëve, mund
t’ipërgjigjen fare mirëpyetjes cinike që ngre arti-
kullshkruesi “i vetëmërguar”.
artikulli i lartpërmendur u
botua pa u marrë parasysh
as monstruoziteti i shpifje-
ve që përmbahen në të, as
identiteti i vërtetë i artikull-
shkruesit, i cili përdor pse-
udonim (edhe pse për ne
është i njohur), na detyron
t’i drejtohemi gazetës suaj,
të cilën e çmojmë dhe e vle-
rësojmë si tribunë të fjalës
së lirë dhe të dialogut de-
mokratik në Shqipëri.
Orthodhoksët që jetojnë
në Shqipëri, që jetojnë me
hallet dhe problemet e këtij
vendi, që marrin pjesë akti
visht në jetën kishtare të
Kishës Orthodhokse Auto
qefale të Shqipërisë e që
vazhdojnë të mbeten të
patundur në traditat e be
simin e të parëve, mund t’i
përgjigjen fare mirë pye-
tjes cinike që ngre artikull-
shkruesi “i vetëmërguar”.
Ata i njohin më mirë se ku-
shdo teologët e tyre, e dinë
se cilët janë, ku janë e ku
jetojnë. Së pari, Mitropoliti
Kishtar “Kryqi i Nderuar”
në Gjirokastër. Teologë të
tjerë, të cilët kanë studiuar
në vende të ndryshme, bëj-
në pjesë në stafin mësim-
dhënës të Akademisë Teo-
logjike “Ngjallja e Krishtit”
në Durrës, drejtor i së cilës
është një tjetër teolog me
origjinë nga Korça, i ardhur
nga Kisha Orthodhokse e
Amerikës posaçërisht për
të ndihmuar Kishën tonë,
ndryshe nga ç’bëjnë arti-
kullshkruesi në fjalë dhe
modelet për imitim që na
sugjeron, të cilët kanë brak-
tisur Kishën e tyre për të
shijuar nga afër luksin dhe
konfortet e Evropës, Kana-
dasë apo Amerikës. Teolo-
gë janë edhe ata studentë
që, edhe pse mund të stu-
diojnë në këto momente
jashtë për teologji, në rastin
më të parë kthehen në atdhe
për të ndihmuar Kishën e
tyre, për të bërë katekizëm,
për të dhënë ndihmesën e
(vijon në faqen 4)