EmailFacebookKontakt

Kisha Ngjallja e Krishtit në Kuçovë

Kisha Ngjallja e Krishtit në Kuçovë po ngrihet në një kodër piktoreske me pisha në qendër të qytetit, përballë bashkisë. Pas hartimit të projektit nga Zyra Teknike e Kishës dhe me fond të siguruar nga Kryepiskopi Anastas, filluan punimet ndërtimore, duke nisur nga rrthimi me mur guri dhe kangjella, për të aaritur tashmë afër përfundimit. Kisha do të ketë një sipërfaqe 480 m2 dhe i është përshtatur terrenit të pjerrët, duke u ngritur me dy kate dhe një kat përdhes nga ana jugore. Lartësia e kupolës është 15.5 m, ndërsa në këmbanore ajo arrin në 18.5 m.