EmailFacebookKontakt

Kisha marshon në shekuj shpëtimtare dhe fitimtare

“Kisha e Shenjtë e Krishtit qëndron më këmbë, e palëkundur, e rrënjosur thellë… lavdërohet përditë nga të gjithë ne dhe shkëlqen mbi Të drita shpirtërore, hyjnore e shpresëtarisë që mëson. Nuk vihet kurrë nën fuqinë dhe humbjen e armiqve të Saj dhe as shkon drejt dyerve të vdekjes.”

Eusebi i Cezarisë

“Nuk ka asgjë më të fortë se Kisha, … është më e lartë se qielli dhe më e gjerë se toka. Nuk plaket kurrë, por gjithmonë lulëzon”.

“Për mure dhe armë mos më fol, se ato i vjetëron koha dhe i prish; përkundrazi Kisha nuk plaket kurrë… Sa armiq e luftuan deri më tani Kishën dhe të gjithë humbën. Veç ajo u lartësua mbi qiejt. Të tillë fuqi të madhe ka Kisha: E luftuar fiton; e komplotuar del e pacënuar; e sharë bëhet më e ndritshme; i shkaktojnë plagë dhe nuk bie nga plagët; lëkundet nga dallgët por nuk fundoset; ndesh stuhi por nuk mbytet; ndeshet vazhdimisht por nuk mundet.”

“Sa tiranë dëshëruan ndër kohëra të shkatërrojnë Kishën; Sa tiganë dhe kaminë dhe dhëmbë bishash të egra gjakatare dhe shpata të farkëtuara u ngritën për zhdukjen e shenjtorëve? Sigursisht nuk arritën asgjë. Ku janë të gjithë këta armiq? Heshtën dhe u dorëzuan në harresën e historisë. Ku është Kisha? Gjithmonë e pranishme në botë dhe në histori duke ndriçuar më tepër se dielli. Armët dhe fuqia e armiqve të saj u shuan, përkundrazi fuqia dhe shkëlqimi i Saj janë të pavdekshme. Kisha e Krishtit nuk u mund atëhere që anëtarët e Saj ishin të pakët, ndërsa tani që bota u plotësua e gjitha me shpresëtari si mund të mundet më?”

Shën Joan Gojëarti