EmailFacebookKontakt

Kisha jonë kontribuon në lehtësimin e pasojave të gjakmarrjes

Kisha jonë kontribuon në lehtësimin e pasojave të gjakmarrjes
Vitet e fundit dëgjohet
shumë të flitet në median e
shkruar dhe atë elektronike për
vetëgjyqësinë apo si njihet në
opinion, për gjakmarrjen. Kjo
plagë e rëndë dhe e vjetër u
rishfaq me përmasa të frik-
shme në vitet e fundit, duke
shtuar peshën e problemeve të
mprehta sociale. Njihet situata
e rëndë e shkaktuar nga ky

fenomen në Shqipërinë e Veriut
e sidomos në zonat e Shkodrës,
me Malësinë e Madhe e Pukën,
ku familje dhe fise mbijetojnë
të stresuar nga ngujimi.
Pajtimet “vulosen” me
shpresë dhe besim tek
Perëndia
Misionarët e pajtimit lindën
që në momentet e para të de-
mokracisë, kur shoqëria shqip-
tare po ndiente tronditje të më-
dha. Ata nuk rendën për të gje-
tur “vulën” e fitimit, por kër-
kuan mundësinë e pajtimit dhe
shuarjen e konflikteve dhe has-
mërive midis fiseve, duke i “vu-
losur” ato, me besimin, se vetëm
Perëndia ka të drejtën ta dhu-
rojë jetën dhe ta marrë atë…
Shërbimi i misionarëve që
udhëhiqet nga klerikë të nde-
ruar është i madh dhe shoqë-
rohet me emocione të fuqishme
në çastet e faljes së gjakut,
shtrëngimit të duarve mbas
hasmërive dhe ngujimeve të
gjata. Ndarja e bukës nga
kryetarët e fiseve, lutjet e tyre,
me vështrimin nga Perëndia
për ditë në paqe, është më i
madh. Sot jetojnë të ngujuar
rreth 600 familje. Eshtë një
numër i konsiderueshëm i fë-
mijëve dhe të rinjve meshkuj që
mbijetojnë me streset e nguji-
mit dhe të rrezikut për jetën.
Varfëria dhe skamja e
këtyre familjeve është ulur
këmbëkruq nga “forca e larjes
së gjakut”. Fenomeni i gjakma ­
rrjes ka veshur me të zeza duke
tharë zemra nënash në masë.
Kjo plagë ka thelluar rrënimin
e familjeve, varfërinë sepse ka
paralizuar jetën e lirë. Në
Shkodër ka lagje ku ngujimi
mbisundon dhe i detyron
njerëzit e pafajshëm të jetojnë
si hije, me frikën e shuarjes së
jetës edhe nëpër mjediset e
shtëpisë. Pasojat e gjakmarrjes
kanë zbrazur “sofrat”, sepse
tokat kanë mbetur djerë dhe
pezulluar çdo veprimtari që
sjell mirëqënie. Rreth 96 fëmijë
janë të ngujuar vetëm brenda
në qytetin e Shkodrës, duke u
privuar nga mosha fëminore,
shkolla, progresi.
Kisha jonë ndihmon të
ngujuarit
Në bisedat me misionarët e
pajtimit, si dhe të njerëzve

fatkeqë të ngujuar dëgjon
falënderime zemrash për
dhuratat që Kisha Orthodho-
kse Autoqefale e Shqipërisë, me
kujdesin e drejtpërdrejtë dhe
fondet e siguruara nga
Fortlumturia e Tij, Krye-
psiskopi Anastas, iu ka ofruar.
Kështu, në vitin 1999 u
ndihmuan me ushqime rreth
600 familje të bashkive të
Shkodrës, Pukës dhe Malësisë
së Madhe. Ato u shpërndanë në
zona të thella, duke prekur nga
afër shqetësimet e tyre, shtë-
pitë dhe kullat e dëmtuara dhe
të shembura nga tritoli i gja-
ksit, nëna shamizeza që kanë
humbur të gjithë meshkujt apo
kanë varrosur djalin e vetëm të
vrarë ditën e dasmës, kur
shkonte për të marrë nusen,
fëmijë të tmerruar. E të gjitha
nuk kanë qenë të lehta për
misionarët, grupet e të cilëve
kanë qenë të drejtuar, nga At
Alekdandër Petani dhe krye-
tari i Misionit “Nënë Tereza”
Gjin Mekshi. Janë hapur dyert
me besën e dhënë më parë. Në
mjediset e dhembjes dhe varfë-
risë ku janë dorëzuar dhuratat
e Kishës sonë, grupi i punës ka
marrë me vete dhembjet, por
dhe falënderimet më të ngro-
hta.
Para pak kohe, pikërisht në
prag të festave të mëdha të
fundit të vitit 2001, Kisha
Orthodhokse Autoqefale dhe
vetë Kryepiskopi Anastas,
menduan për fëmijët e ngujuar
të Shkodrës, me ato dhurata që
u shpërndanë, të cilat përci-
llnin gëzimin për të festuar dhe
për t’u lutur si gjithë të tjerët.
Mjediset ku mbijetojnë
fëmijët, së bashku me familjet,
nuk mund të përshkruhen,
sepse atyre iu mungon më
kryesorja, liria për të jetuar,
Vështrimet e fëmijëve janë të
përlotur nga tmerri i vdekjes.
Ata rriten nën peshën e
ngujimit dhe gjakmarrjes.
Gjatë shpërndarjes së dhu-
ratave grupi takoi fëmijë me
shqetësime psiqike nga streset,
por dhe të rinj me probleme të
tilla nga vdekjet e mëdha të
familjes. Njerëz të shtrirë në
shtrat, të paralizuar nga plagët
e armëve dhe të rrethuar nga
fëmijë fatkeqë. Në të gjitha
mjediset grupi i punës u ba-
llafaqua me njerëz të thjeshtë,
të varfër, por me besim tek
Perëndia. Prandaj dhe kishin
pranë tyre ikonat ku i luteshin
Perëndisë për qetësi dhe paqe.
Në falëndenderimet e tyre
dëgjohej në mënyrë të përsë-
ritur, se Komuniteti Ortho-
dhoks, drejtuar nga Fortlum­
turia e Tij Anastasi, ishte më i
madhi ndihmës i tyre në ditët
e vështira që kalonin.
Luiza Vujoshi