Monumente historike të restauruara nga Kisha jonë
KISHA E TAKSIARKUT MIHAIL-BODRISHTE, GJIROKASTER
Fshati Bodrishtë ndodhet në
Dropullin e Sipërm, në rrethin e
Gjirokastrës. Në këtë krahinë nga
periudha bizantine monument! fetar
më i hershëm që ruhet është kisha
e Hyjlindëses Mari, në fshatin
Peshkëpi e Sipërme, me shumë
gjasë e shek. XII. Aty, duke filluar
nga shek. XVI, u ngritën një numër
i madh manastiresh në shpatin lindor
te Malit të Gjerë, nga të cilat kanë
arritur deri në ditët tona 8 prej tyre.
Periudha relativisht e hershme e
ndërtimit, si dhe tipologjia e për-
paruar e kishave të tyre, flasin për
një traditë të vjetër.
Ndër to zë një vend të veçantë
edhe kisha e Taksiarkut Mihail në
Bodrishtë, e cila është e ndërtuar
në qender të fshatit, në mes të një
oborri, që ka shërbyer dhe si va-
rrezë.
Në një katalog të manastireve
dhe të kishave që u ndërtuan ose
meremetuan nga episkopi i Dri-
anopojës dhe Gjirokastrës Dhosi-
theu, gjatë periudhës 1778-1790,
përmendet dhe kisha e Taksiarkëve
të Bodrishtës.
Hyrja për në oborr është një e
vetme në anën jugperëndimore. Ajo
ka një karakter monumental, mbi
të cilën lartësohet në formën e një
muri ose kulle të lartë kambanoija.
Oborri përfshin edhe ndërtime të
tjera: një paraklis dhe një ndërtim
në formë hajati të hapur.
Kisha i përket tipit bazilikal
trenefesh, i mbuluar me një sistem
harqesh, qemeresh dhe kalotash
sferike. Mjedisi i hierores ndahet
nga salla kryesore nëpërmjet një
ikonostasi prej druri.
Mbi kallkanin e murit perëndimor
te narteksit lartësohet kambanorja,
në formën e një muri guri, e cila
përmban hapësira te harkuara për
vendosjen e kambanave.
Brendësia e naosit është veshur
me pikturë murale, që përbën
elementin bazë të dekoracionit të
brendshëm. Elementët e tjerë të
pajisjes si: ikonostasi, prosqinitaret,
froni episkopal, amvoni, ndenjëset
për besimtarët etj., osejanë në gjen-
dje shumë të keqe, ose janë zhdukur.
Kisha paraqiste të tilla dëmtime
serioze të strukturave mbajtëse, që
e kishin sjellë në një gjendje, e cila
mund të konsiderohej katastrofike.
Ajo vazhdonte të keqësohej gjithnjë
e më tepër dhe do ta çonte monu
mentin në shembje të pashmang-
shme te tij. Vëreheshin rrëzime qe
meresh, që avanconin vazhdimisht,
inklinime të dukshme muresh peri-
metrale, çarje të konsiderueshme
te konstruksionit të mbulesës, cedi-
me dhe inklinime të kollonave,
dëmtime të pikturës murale etj.
Dëmtime shumë të mëdha ka
pësuar sistemi i mbulesës së naosit
në të gjithë elementet e saj. A to
shfaqen në formën e çarjeve të
shumta dhe në drejtime të ndry-
shme, në degradimin e strukturave,
duke arritur në gjendjen rrezik-
shembjeje dhe deri në rrëzime të
pjeseve të konsiderueshme të tyre.
Gjithashtu, i gjithë sistemi i tirantave
prej druri ishte kalbur dhe këputur.
Në gjendje te keqe ishte edhe mu-
ratura e ndërtesës «hajat».
Në përgjithësi, themelet e ndër-
tesës mbështeten në terren të fortë,
gjë që nuk ka shkaktuar çedime të
përgjithshme të muraturës.
Megjithese kisha nuk është shpa-
11 ur monument, për ato vlera që ajo
përban, si dhe për karakterin e saj
si ndërtesë kulti, kriteret e përdo-
rura për restaurimin e saj ishin të
njëjta me ato të zbatuara në restau
rimin e monumenteve të kulturës.
Parimet udhëheqëse për ndër-
hyrjet e konsolidimit dhe të resta
urimit ishin ruajtja në maksimum e
skemës statike, funksionale dhe
tipologjike të ndërtesës, duke e
shëndoshur atë aty ku ajo kishte
pësuar dëmtime, duke e ndihmuar
atë aty ku ajo kishte nevojë dhe
duke e plotësuar me elementet mu-
ngues ose të rrëzuar kohët e fundit.
Përforcimi i konstruksionit
konsistonte në mbështetjen e pjesës
së dëmtuar ose të degraduar të
muraturës dhe sistemit të mbule-
sës, mbi armaturë druri. Sipërfaqja
e kontaktit të armaturës u vesh me
material të butë, për të mos dëm-
(Vijon në faqen 10)
tuar më tej pikturën murale. Mbas
kësaj u bë pastrimi i kujdesshëm i
çatisë e çarjeve të strukturave.
U ndërhy për të sjellë në po-
zicionin fillestar, aq sa të ishte e
mundur, të elementeve të cilët ki
shin pësuar inklinime te konsideru-
eshme nga vertikaliteti, siç ishin
muri verior dhe ai jugor i kishës,
kollonat e radhës veriore të naosit,
harkada e «hajatit».
Ndërhyrje për shëndoshjen e
konstruksionit ekzistues me puni-
met e karakterit lokal, siç janë fuga-
timet, injektimet, riplotësimet e ele
menteve konstruktive dhe qepjet.
Në pamundësi të riaftësimit të
ekzistueseve, u vendosën tiranta të
reja, prej hekuri inoksidabël, në
drejtimin dhe vendin e të vjetrave,
si dhe një unazë shtrënguese në ka-
lotën qendrore.
U krye shëndoshja e themeleve
ekzistuese me mure betoni, si e
themeleve të muraturës, ashtu dhe
atyre të kollonave.
Disa pjesë iu nënshtruan rindë-
rtimit. Në këtë kategori punimesh
hyjnë: Rindërtimi i çatisë me lëndë
druri. Mbulesa e çatisë u realizua me
rrasa guri, duke ripërdorur një pjesë
të plloçave ekzistuese. U bë edhe
rindërtimi i çatisë e arkadës jugore
të hajatit, i portikut verior etj.
Gjatë punimeve për konsolidimin
e konstruksionit u morën masa për
mbrojtjen e pikturës murale. U kry-
en gjithashtu, punime konservimi të
pikturës murale, që kishte mbetur,
duke e konsoliduar e pastruar atë.
U kryen punime edhe në oborrin
e kishës, si: plotësimi i mureve rre-
thues, sistemimi i rrugicave, i parce-
lave të varreve, sistemimi i gjelbë-
rimit, kanalizimet e ujërave sipërfa-
qësore etj. U realizua dhe ndriçimi
i brendshëm e i jashtëm i mjedisit.
Me kryerjen e punimeve të më-
sipërme, mund të themi se shpëtoi
nga shkatërrimi i sigurt ky monu
ment, prishja e të cilit do të kishte
nje kosto të madhe shpirtërore e
shoqërore, jo vetëm për banorët e
fshatit, por dhe të gjithë krahinës,
meqenëse ishte i lidhur ngushtë me
gjithë historinë dhe jetën e fshatit.
Prof. Dr. Pirro Thomo
Autori i projektit
të restaurimit