EmailFacebookKontakt

Kisha e rikonstruktuar e Shën Gjergjit, Lushnje

Kisha e Shën Gjergjit është pozicionuar në një vend piktoresk që zotëron pamjen e qytetit. Në këtë vend ndodhen dy kisha. Kisha e vogël është më e vjetra. Kjo ka qenë pikturuar me afreske, por me kalimin e kohës ato u prishën.

Kisha e madhe është më e re. Kjo kishë është përdorur nga besimtarët deri në vitin 1967. Pas kësaj kohe kisha u përdor si klinikë. Pas rimarrjes së objektit nga komuniteti orthodhoks kjo kishë u restaurua nga specialistë. Përmasat e Kishës janë 7×15 m. Lartësia e kishës 11 m.

Kjo kishë do të jetë qendra më e madhe e rëndësishme fetare për komunitetin orthodhoks në Lushnjë.

Në foto: Sipër, pamja e kishës para rikonstruksionit. Djathtas, pamje e sotme, bashkë me këmbanoren e re.