Në foto: Kisha e re “Fjetja e Hyjlindëses së Tërëshenjtë Mari” në Drenovë të Korçës. Kisha u themelua nga Fortlumturia e Tij Kryepiskopi i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë Anastasi, më 7 janar të vitit në vazhdim dhe tani është e përfunduar, gati për përurim.
Përmasat e saj janë: 22m gjatësi, 13m gjerësi, 7,8m lartësi, ndërsa lartësia e këmbanores arrin 13m dhe është projektuar nga Zyra e Shërbimit Teknik të Kryepiskopatës.
Më 15 gusht, ditën e saj të festës, Kisha ushtoi nga tingujt e këmbanës së vjetër, të cilën banorët e mbanin të fshehur për vite me radhë dhe e vendosën në Kishë ditën e mbarimit të punimeve të këmbanores.