EmailFacebookKontakt

Kisha e re e Memaliajt

Në fund të janarit 2000 në qyte-
tin e vogël të Memaliajt filloi ndërti-
mi i Kishës. Trualli ku ajo ngrihet
ndodhet në jug të qytetit, me një
sipërfaqe 990 m2. Vendndodhja e
saj, bën që ajo të bjerë mjaft në sy
nga rruga kryesore nacionale, që
kalon për në jug të vendit.
Projekti na paraqet një kishë,
tip bazilikë me kupolë, me përmasa
11.8 m x 23.7 m. Ajo ka tre nefe,
të cilët janë të mbuluar me qemer
gjysëmcilindrik, që ndërthurren me
qemerin e nefit qendror dhe në qe-
ndër me tamburin dhe trarët sfe-
rikë që mbajnë atë. Nga ana jugore
e narteksit kemi shkallët që të ngji-
sin në katin e dytë (gjinekoniti), i
cili ka një hapësirë të mjaftueshme
për raste të veçanta të përdorimit
të tij.
Në anën e jashtme, projekti i
Kishës na afron një ansambël har-
monik të ndërthurjes së volumeve.
Të bien në sy portikët e të trija hy-
rjeve, të cilat së bashku me çatitë
harkore, që janë të reakorduara
mirë me dy rreze, krijojnë raporte
mjaft të qëndrueshme për kishën.

Kisha e re e Memaliajt
Në anën veriore të kishës,
ngjitur me nartekstin, ngrihet
kambanarja, me nivelet e saj dhe
që mbaron me një kupolë të vogël,
që mbështetet në 8 kollona me
seksion pesëkëndor. Kambanarja
plotëson shumë mirë pamjen e për-
gjithshme të kishës, qëndron në
harmoni me të. Silueta dhe lar-
tësia e saj janë bërë një simbol dhe
një pikë referuese për qytetin.
Për të penguar ndërtimin e kë-
saj kishe, qarqe të caktuara ekstre-

miste, u përpoqën me mjaft mënyra
e shpifje, por u tërhoqën përpara
vendosmërisë dhe unitetit të be-
simtarëve.
Tashmë komuniteti orthodhoks
i zonës së Memaliajt ka një kishë
tepër bashkëkohore, që është një
tjetër dhuratë, që bëhet nga Fortlu-
mturia e Tij Kryepiskopi Anastas,
pas restaurimit të kishës të fshatit
Lekël, që ndodhet jo larg qytetit.
Përgatiti:
Ark. Joan Stratobërdha