Kirilli i Aleksandrisë (18 janar)
Mësues ekumenik. Lindi më 375 prej aleksandrianësh të njohur dhe ka mundësi që asketoi pranë të afërmit të tij oshënar, Isidhor pilusioti (4 shkurt), të cilin e res- pektonte gjithmonë.
Më 412 zëvendësoi në patriarka- nën e vendlindjes xhaxhanë e tij, The- ofilin, armik i shën Joan Gojartit (13 nëntor). Por Kirilli e rivendosi em- rin e atit të madh në diptikët (në listen) e Kishës së Aleksandrisë (416).
I arsimuar dhe veprimtar, shpesh mjaft këmbëngulës, organizoi për- kujdesjen që ushtronin infermierët, pajisi Kishën me anije, që tregto- nin grurin e Egjiptit dhe sidomos luftoi kundër herezive dhe idhuj- tarisë.
Shumë popullor, ia kaloi në prestigj qeveritarit politik dhe kur hebrenjtë vepruan dhunshëm ndaj të krishterëve, shenjti i dëboi nga qyteti! Më pas disa fanatikë vranë idhujtaren e famshme, filozofen, të virgjërën Ipatia, sepse besonin se nxiste qeveritarin kundër patrikut. Kirilli u akuzua, por padrejtësisht.
Më vonë luftoi kryeheretikun Nestor. E diskretitoi duke i shkruar herë pas here drejtpërdrejt familjes perandorake, ndërsa atij vetë i dërgoi “Dymbëdhjetë anatema”-t e tij tërësisht theologjike.
Kryesoi fuqishëm Sinodin III Ekumenik (431) në Efes, që çki- shëroi Nestorin. Por perandori, shën Theodhosi II (29 korrik), bur- gosi Kirillin bashkë me kryetarin e herezisë, që të detyroheshin të bënin kompromis(!), por më pas mbreti u bashkua me shenjtin, mbase i ndikuar nga e motra, shën Pulkeria (17 shkurt) dhe e liroi. Ai u kthye dhe qëndroi si patrik deri në fjetjen e tij (27.6.444).
Prej veprave të tij të shumta shpëtuan gjysmat, të cilat janë shpjeguese, apologjetike (pohue- se), antiheretike (midis tyre dhe më metodikja që u shkrua ndonjëherë kundër arjanistëve), liturgjike, fjalime dhe letra, si të tri letrat “Ekumenike”. Frymëzoi shumë theologë. Kremtohet edhe i vetëm, më 9 qershor.