Kirana, Dëshmore e Re (28 shkurt)
Mbaroi më 1751 (ose 1745) mbas 15 ditë torturash. Ishte virgjëreshë e papërlyer nga një fshat i Selanikut, ku i ligu për ta rrëzuar, i ndezi pasionin një jeniçeri tagrambledhës. As manjet me të mirë e premtimet, as frikësimet, nuk e ulën moralin e saj. Ndaj, ai e rrëmbeu me shokët e tij, që shpifën tek gjykatësi i Selanikut, se gjoja kishte thënë se do martohej me të e do ndërronte besim.
E reja shumë e bukur, pasi deklaroi se ia kishte dhënë virgjërinë e jetën e saj prikë Jisuit, e uli kokën që të mos shihte burra dhe po lutej. Papritur ajo u gëzua, duke imagjinuar Zotin, si të ishte në Parajsë!
E burgosën dhe i dashuruari mori lejë dhe vinte i vetëm ose me të tjerë për ta thyer. E godisnin me drurë, thika, shkelma, grushte. Vajza ulte kokën e heshtte. Edhe gardiani e varte netëve nga sqetullat dhe e rrihte pa mëshirë. Kur gardianin e denoncuan që linte të tjerë në burg ai, i inatosur e vari dhe e rrahu Kiranën tmerrësisht. Në këtë kohë, u shfaq një ndriçim i fortë, si diell në mes të natës, që e rrethoi të varurën. I tmerruar, gardiani iu lut një të krishteri ta lironte. Ai e gjeti të mbaruar dhe mbante erë të mirë. Torturuesit të turpëruar i lejuan besimtarët që ta varrosnin, të cilët i ndanë veshjet e saj si bekim.
Festohet edhe më 1 janar.