EmailFacebookKontakt

…kini guxim. Unë e kam mundur botën – Në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” ndahen diplomat

“…kini guxim. Une e kam mundur botën,

– Në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” ndahen diplomat –

Në ambientet e Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” në manastirin e Shën Vlashit në Durrës, u zhvillua ceremo- nia e ndarjes së diplomave të studentëve të kësaj akademie.

Ceremoninë e hapi Hirë- sia e Tij, Episkop Ilia Ketri, i cili ndër të tjera tha:

“Të nderuar pedagogë, të respektuar familjarë, të gjithë ju miq, të dashur studentë dhe veçanërisht ju studentë të vi- tit të katërt, kandidatë për di- plomim!

(vijon nëfaqet 2-3)

(vijon ngafaqja 1)

Në emër të komunitetit të aka- demisë në përgjithësi ju falënde- rojmë për pjesëmarrjen tuaj në këtë ceremoni. Me përulësi dhe ndjenja prekëse falënderojmë Fortlumtu- rinë e Tij Imzot Anastasin, Krye- piskopin e Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë dhe Sinodin e Hirshëm rreth Tij për kujdesin për mbarëvajtjen e akademisë dhe për mirëqenien e Kishës Shqiptare në tërësi. Fortlumturia e Tij i është përgjigjur çdo kërkese dhe çdo nevoje me përpikëri të krishterë dhe shembullore si bariu i mirë i grigjës së Krishtit. Ju falënderojmë Imzot dhe lusim që Perëndia t’ju dhurojë shëndet, paqe, urtësi dhe fuqi për kryerjen e detyrat tuaja të shumta.

Për shumë vjet, o Kryezot!

Në mënyrë të veçantë ju falë- nderojmë ju prindër dhe familjarë të studentëve të vitit të IV -1 për fëmijët tuaj, që i keni rritur me mu- ndime dhe sakrifica. Ne gëzohemi bashkë me ju për krenarinë që po përjetoni sot. Njëkohësisht falë- nderojmë priftërinjtë, katekistët dhe çdo besimtar të mirëfilltë, të cilët kanë ndikuar në jetën shpir- tërore të këtyre të rinjve.

Të dashurit e mi, në një rast të veçantë Zoti Krisht këshilloi dishe- pujt e Tij: “Por kini guxim. Unë e kam mundur botën”. Kjo është më shumë se një këshillë e predikuar nga Shpëtimtari. Eshtë një e vërte- të e pamohueshme. Dishepujt e pranuan, e kuptuan, e jetuan dhe u bë një mbështetje e pamposhtur në jetën e tyre apostolike. Gjatë tortu- rave të tyre trupore, në rastet kur ata u braktisën nga familja apo miqtë dhe të afërmit dhe e ndjenë veten krejt të veçuar, sa herë kanë dëgju- ar me veshët e shpirtit të tyre atë zë të ëmbël duke thënë: “Kini guxim. Unë e kam mundur botën”. Edhe ju të dashurit e mi që po merrni diplomat për vitin 2005, kini zemër, sepse ju keni qenë me mësonjësin Krisht, në mënyrë të veçantë në këta 4 vitet e fundit, keni folur me Atë dhe ju ka folur. Ai ju ka dhënë Hirin e Tij dhe ju keni pranuar fjalët e Tij. Ai ju ka ftuar të bëheni

një me Të dhe ju jeni kunguar me gjakun e Tij. Ju jeni ulur në këmbët e Tij, duke studiuar Ungjillin e Tij dhe Ai po ju çel sytë e mendjes për të kuptuar mësimet e Tij. Ju do të largoheni nga akademia të diplo- muar, gati për të filluar një fazë të re të jetës. Mermi dhe mbani me ve- te kurdoherë mësimet e arta të jetës që keni fituar këtu dhe kujtoni citimin e Zotit Krisht: “…kini guxim! Unë e kam mundur botën!”

Perëndia ju bekoftë!

* * *

Në këtë vit shkollor dy studentë morën titullin “Studenti më i mirë”: Marina Baba, nga dioqeza e Bera- tit dhe Vasil Nurio, nga dioqeza e Korçës, i cili përshëndeti:

“Ndodhem sot këtu si student dhe jam shumë i lumtur për këtë ditë të shënuar të jetës sime.”

.. .Ditën e parë të ardhjes në kë- të shkollë, e cila përkonte me ditën e Ngritjes së Kryqit të Nderuar, pa- shë Kryqin jo thjesht si një simbol human, por si një sakrificë, si një simbol të vërtetë të dashurisë sakri- fikuese. Nën hijen e tij unë po kup- toja detyrën e një të krishteri, rë- ndësinë e dritës dhe dhënien e saj si

një dhuratë tek të gjithë pa për- jashtim.”

Student! Vasil Nuro përfundoi duke thënë: “Me gjithë fuqinë e shpirtit tim, me gjithë forcën e ze- mrës sime falënderoj Atë që na ka dhënë të gjithëve këto gjëra, që na solli deri këtu, që na gdhend me daltën e predikimeve të Tij aq humane, Kryepiskopin tonë të dashur Anastas. Ka qenë Ai që më ka inku- rajuar plotësisht, që më dha një im- puls shtytës drejt së mirës, drejt

progresit. Fjalët e mia janë shumë të varfra për ta falënderuar këtë njeri që me kaq shumë mundim, durim dhe urtësi mbolli fidanishten orthodhokse të Shqipërisë. Me mënyrën e tij orthodhokse të të ko- nceptuarit të Ngjalljes na ftoi edhe ne të gjithëve për t’u bërë bij të Ngjalljes. Të shijosh Ngjalljen, është të marrësh pjesë në darkën e Zotit, në pafundësinë e plotësisë së Tij.

Këtë përmbushje të madhe dhe të hyjnizuar, të frymëzuar nga Shpirti i Shenjtë i Perëndisë Krye- piskopi Anastas mbolli në zemrën time. Rrallëherë një njeri gjatë je- tës së tij mund të takojë dhe të njo- hë një person si Ai. Fjalët e tij janë

njësoj si emri i tij, ngjallëse dhe ripërtëritëse. E falënderoj, sepse më mësoi se si t’i flas Zotit, si të vendos një marrëdhënie me të, si të ruaj qëndrueshmërinë në besim, dialogun me njerëzit e feve të tjera dhe shumë këshilla të tjera. Krye- piskopi nuk na la të kishim një besim të sipërfaqshëm dhe abstrakt.

“Me vërtetësinë e Krishtit të ngjallur dhe me Hirin e Pentiko- stisë ju përqafoj që të gjithëve. Faleminderit!”

* * *

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë Prof. Dr. Anastasi, uroi të sapodiplomuarit:

“Pak më parë pashë programin. Pashë disi i habitur që fjalimi kry- esor ishte i Kryepiskopit. Unë me- ndoj që fjalimi përfundimtar u bë nga Vasili, si përfaqësues i stude- ntëve që përfunduan studimet këtë vit…”

Pasi kujtoi rrugën në të cilën kishte kaluar Akademia Teologjike “Ngjallja e Krishtit” deri në ditët e sotme Kryepiskopi Anastas tha: “… Nëse ne nuk do të kishim bërë hapat për krijimin e kësaj shkolle këtu në Shqipëri, mendoj se edhe

hapat për rritjen e Kishës këtu nuk do të ishin të tilla, siç i shohim sot. Kur kujton Shën Vlashin, një vend i panjohur, ku banonin disa njerëz të paëndërr të ndërtonin akademinë tonë…, nuk i them këto gjëra për të treguar thjesht histori, por për të mos harruar se sa shumë dhurata na ka bërë Perëndia për të arritur gjithçka në kaq pak vite.

Ai na ka dhuruar shumë gjëra, ato që dimë dhe ato që nuk dimë. Dhejubij, Zoti ju ka dhënë shumë dhurata, ato që ishin dhe ato që nuk ishin, por që në të ardhmen do të ndërgjegjësoheni për ato që nuk dini. Le të falënderojmë Perëndi- në për të gjitha gjërat që ka bërë për ne. Le ta falënderojmë për të mirat materiale, por dhe për ato shpirtërore, që ne pa pushim i shi- jojmë. Le ta falënderojmë për nje- rëzit që Ai ka prurë pranë nesh.

Si përfaqësues i Kishës së Shqi- përisë, falënderoj nxehtësisht Episkopin, Hirësi Ilian, Patrikun Ekumenik, Vartholomeun, i cili dha miratimin e Tij që ai të që- ndrojë pranë nesh për një kohë më të gjatë dhe të vazhdojë të na ndih- mojë. Dua të falënderoj të gjithë pedagogët e shkollës, të cilët iu përgjigjën gjithë kërkesave për realizimin me sukses të programit mësimor”…

Pasi falënderoi personelin ad- ministrativ për punën e mirë, për- mendi në falënderim dhe persona, të cilët siç tha Kryepiskopi Anastas “…ju nuk i njihni, por që me anë të dashurisë bënë të mundur që kjo shkollë të funksionojë më së miri nga ana ekonomike dhe të ketë për- parime. Perëndia i di emrat e tyre dhe u jep atyre me bollëk dhuratat eTij.”

“…Dua t’ju falënderoj ju djem e vajza, sepse ju u përpoqët për të shfrytëzuar gjithë këto mundësi dhe nëpërmjet kontributit tuaj këtu u krijua një atmosferë e ngrohtë familjare dhe krijuese. Por kemi shumë punë përpara. Zoti ka thënë: “Atij që i është dhënë shumë, ka për t’iu kërkuar shumë.” Ju kishit rast dhe morët këtu shumë besim. Përpiquni që kudo të jeni njerëz të dashurisë së madhe. Në orë të vë- shtira njohët fuqinë e shpresës që ju fali Perëndia.

Përpiquni që këtë shpresë ju ta transmetoni në çdo vend ku ju do

të ndodheni. Ju këtu keni përjetuar shumë orë gëzimi. Përpiquni të transmetoni këtë gëzim të pastër që na ka dhënë Perëndia dhe mos harroni që Kisha jonë ka shumë nevoja. Mund të kemi bërë hapa të rëndësishme përpara, por deri në majë kemi për të bërë shumë rrugë. Kisha jonë ka për të pasur nevojë për kuadro, për episkopë të rinj, pedagogë, mësues pra përpiquni që kjo bërthamë e kësaj akademie të ngrihet më tej dhe të shkojë në bërthamë universitare. Kjo nuk është vetëm çështje ndërtesash, por si do të sigurohen të hollat. Ne besojmë që Perëndia ka për të na i dhënë, por me kushtin e vetëm që të jenë njerëzit. Këta njerëz të ndershëm, që kanë për ta marrë këtë fakt me seriozitet, kanë për ta kuptuar se në botë nuk ka asgjë më të madhe se kjo dashuri. Këto nuk janë thjesht ëndrra, që mund t’i

ëndërrojë Kryepiskopi dhe bashkëpunëtorët e tij. Është një vepër që Perëndia na i shtron përpara dhe të gjithë ju jeni pjesë- marrës dhe bashkëpunëtorë. Secili ka rolin e vet. Sot ju hyni në një fazë tjetër studimi dhe zhvillimi në jetën tuaj. Është koha të përshpej- toni hapat tuaj për të marrë vendet e përgjegjshme, që ka këtu në Ki- shë dhe që presin. Ne nuk duhet të harrojmë edhe një fjalë tjetër të Zotit, që thotë: “Nuk më zgjodhët ju mua, por unë ju kam zgjedhur juve”. Ai pra na ka përzgjedhur për këtë mision të caktuar, që të punojmë në jetën tonë e të sjellim shumë fryte. Kjo është gjëja më e bukur që ne mundemi të jetojmë në jetën tonë. E di se ekzistojnë ide të shumta, se çfarë do të thotë sukses në jetën e sotme, por a ka gjë më të madhe se të jemi bartës të jetës së përjetshme. E gjithë bota

kërkon jetë, shumë njerëz besojnë se duke pasur lehtësira ose pasuri kanë për të kaluar mirë në këtë jetë. Por unë dua të kujtoj edhe njëherë ato gjëra që u thanë sot tek Ungjilli: Duhet të bëhet jetë me cilësi, me dashuri, një jetë krijuese, një jetë e cila shtrihet drejt përjetësisë dhe që nuk mund të krahasohet me asgjë tjetër dhe kjo është ajo që na ka ofruar Kisha dhe ne vazhdojmë t’ua japim të tjerëve. Ne jemi faktorë të kësaj jete. Jemi bartës të jetës së përjetshme. Thashë se nuk do të mbaja fjalimin kryesor, por do t’ju jap një uratë. Dhe nuk gjej një uratë më të mirë se sa ajo lutje që na ka dhënë Apostull Pavli në letrën e Tij drejtuar Efesianëve (3:14-30) “Për këtë arsye unë po i ul gjunjët e mi përpara Atit të Zotit tonë Jisu Krisht…”

J. Pjetri